Botime & përkthime të reja

Gazetari Fatos Baxhaku vjen ne tregun e librit me nje botim krejtësisht origjinal. Eshte fjala per "Roje", ku Baxhaku permes fotografive te ndryshme ka dashur t'i shoqeroje lexuesit drejt nje udhetimi mes besëtytnive te reja te shqiptareve ne shekullin e 21-të. Ne radhen e te rinjve, vjen ne shqip ky botim psikologjik i autorik grek, Nikos Sideris. Nen titullin "Fëmijët nuk duan psikolog, duan prindër!", botimi eshte sa nje studim mbi raportet e sotme prindër-fëmijë, aq edhe nje leter e hapur drejtuar prindërve te zakonshëm. Intelektuali, i cili vuajti ne burgjet e komunizmit, Todi Lubonja kthehet ne tregun e librit me nje ribotim te "Nen peshën e Dhunës". Libri, i cili per here te pare pa driten e botimit ne vitin 1993, nuk eshte gje tjeter, veçse shënimet e burgut te Lubonjes nga vitit 1974-deri ne 1987. Ne gjininë e romancave, vjen i përkthyer këtë jave, "Binjakja e Manhatanit" e autores amerikane Katherine Stonea.
Shpërndaje