E Shtunë, 31 Tetor 2026

Priten dy rrapet në Libohovë

Dy nga rrapet shekullore, imazhi me i njohur i qendrës se Libohoves, jane prere pasi rrezikonin demtimin e sarajeve monument kulture. Ne te vertete, dy pemet 100 vjecare, ishin thare prej disa kohesh dhe mund te shkaktonin demtime mbi kompleksin monumental te Myfit Bej Libohoves, i restauruar se fundmi ne vitin 2005. Por, pavaresisht se ne kete rast u zgjodh zhdukja e ketyre monumenteve te natyres per te shpetuar kompleksin e Libohoves, fenomeni i tharjes se pemeve shekullore te llojit rrap ne jug te vendit eshte bere shqetesues. Deri me sot, pushteti lokal nuk ka nderhyre per sperkatjen dhe mbrojtjen e ketyre pemeve, te cilat jane nje pike referimi mbi historine e ketyre zonave.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›