E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dimri i ashper ne veri te Shqiperise krijon probleme transporti

Mengjesi i sotem e ka gjetur te mbuluar nga debora te gjithe zonen veriore te Shqiperise. Ne komunat e largeta malore debora ka arritur lartesine mbi nje meter ndersa ne qytete ajo tashme ka arritur ne 50 centimeter.

Situata e krijuar ne Qarqet Kukes e Shkoder eshte shoqeruar me probleme dhe veshtiresi jo vetem ne transportin rrugor por edhe ne furnizimin me energji elektrike sherbimin shendetesor si dhe ecurine e procesit mesimor.

Reshjet e shumta te debores qe kane rene gjate 24 oreve te fundit ne rrethet Shkoder Puke dhe Malesi e Madhe kane detyruar shtabin e emergjencave civile  qe te mbledhet ne mesdite me urgjence per te analizuar situaten ne keto rrethe  dhe per te marre masat e nevojshme per zhbllokimin e rrugeve kombetare dhe rurale si dhe per ti ardhur ne ndihme komuniteteve ne keto rrethe

Gjate dites se sotme vemendja eshte perqendruar ne mbajtjen hapur te rrugeve kombetare qe lidhin  rrethet veriore te Shqiperise me pjesen tjeter te vendit.

Sipas Drejtorit Rajonal  te rrugeve Nesti Kirit rreshjet e debores qe kane nisur  qe gjate dites se djeshme kane qene shume te medha megjithate  ne kete Qark rruget jane te kalueshme ne te gjithe akset kombetare te kesaj zone. Zona me problematike eshte Qafa e Malit me mbi 1200 meter lartesi atje  kalohet me zingjire. Aksi Puke-Qafe Mali kalohet me dy kalime.  Ndersa aksi tjeter i Qafes se Mali eshte me nje kalim por jane hapur disa xhepa per nderimin e automjeteve.  Firmat kontraktore po punojne pa u ndalur sepse era qe fryn e risjell deboren duke ribllokuar rruget.

Nderkohe me e renduar eshte situata ne komunat e Qarqeve Shkoder e Kukes ku pjesa me e madhe prej tyre jane te izoluara per shkak te bllokimit te rrugeve nga debora dhe ngricat si dhe pamundesia e vete komunave per ti zhbllokuar ato

Drejtori I rrugeve rurale Gjovalin Kodra thote se aktualisht nga 302 kilometer rryge rurale qe ne kemi si ndermarrje e rrugeve rurale jane te bllokuara 250 kilometer. Aktualisht po punohet per zhbllokimin e rrugeve kombetare dhe pas kesaj ne po bejme nje plan nderhyrje me firmat private dhe do te fillojme me zhbllokimin edhe te rrugeve rurale.  Me problem eshte komuna Vermosh qe eshte e bllokuar prej 10 ditesh gjithashtu edhe komunat e tjera te Dukagjinit ndersa komunat e rrethit te Pukes thuajse jane te bllokuara te gjitha.

Gjate dites se sotme veshtiresi jane shfaqur edhe ne sherbimin shendetesor ne zonat malore te Kukesit Hasit Tropojes Pukes dhe Malesise se Madhe nderkohe qe procesi mesimor thuajse eshte pezulluar ne te gjitha shkollat e ketyre rretheve kjo per shkak te bllokimit te rrugeve rurale dhe pamundesise se transportit te mesuesve.

Stacionet meterologjike parashikojne vazhdimin e rreshjeve te debores edhe gjate diteve ne vazhdim. Ndaj shtabet e emergjncave civile ne Qarqet Shkoder e Kukes I apeluan sot popullartes per te bashkepunuar me strukturat e emegjncave civile per  perballimin e kesaj situate te veshtire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›