E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jiabao: Kina e gatshme të shpëtojë euron

PEKIN - Kina do të shqyrtojë mundësinë e një angazhimi më të madh në stabilizimin e euros, deklaroi kryeministri kinez Wen Jiabao.
Pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel në Pekin, Jiabao tha se vendi i tij po e shqyrton mundësinë për pjesëmarrje më të madhe në ombrellat e shpëtimit të euros.

“Evropa duhet të vazhdojë reformat dhe të shlyejë borxhet”,- deklaroi kryeministri kinez.
Kancelarja Merkel gjendet për vizitë treditore në Kinë, ku do të takohet edhe me presidentin e vendit dhe shumë autoritete të tjera.

Shumica e gjermanëve nuk janë dakord që t'i shpëtojë Kina nga kriza e euros. Frika nga një rritje e influencës kineze nga superfuqia e re është më e fortë se nevoja aktuale.

Në një sondazh të organizuar nga Emnid në bashkëpunim me televizionin gjerman N24, 68% e gjermanëve nuk e shohin me sy të mirë, nëse kinezët shpëtojnë euron. Vetëm 26% janë dakord me dorën e ndihmës nga Kina.

(er.nu/DW/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›