E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma Zgjedhore, komisioni diskuton për barazinë gjinore

TIRANE - Komisioni i reformës zgjedhore do të përfshijë në Kodin e ri detyrimin që një në çdo 3 emra në listë të jetë femër.

Gjatë diskutimeve në komisionin e reformës zgjedhore, përfaqësues nga Shoqatata e Grave kanë kërkuar zbatimin e këtij kriteri nga partitë politike, ose në të kundërt të penalizohen nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Gjithashtu, komisioni i reformës zgjedhore ndryshon edhe afatet dhe kriteret e regjistrimit të partive dhe kandidatëve në zgjedhje.

Në kapitullin për regjistrimin e subjekteve politike, ekspertët detyrojnë partitë të regjistrohen në KQZ 60 ditë para zhvillimit të zgjedhjeve, nga 45 që ishte më parë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›