E Diel, 1 Nëntor 2026

Analiza, Haxhinasto: Prioritet statusi kandidat në BE

TIRANË- Ministria e Jashtme gjatë analizës një vjetore të punës ka renditur edhe prioritetet për vitin 2012-të. Sipas ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto prioritet parësor do të jenë plotësimi i kushteve për marrjen e satusit kandiat.

“Puna e shërbimit diplomatik është përqendruar në komunikimin me interlokutorët tanë në vendet anëtare të BE dhe në institucionet e BE në Bruksel, për masat e marra në përmbushje të 12 rekomandimeve të përcaktuara nga Komisioni Evropian në Opinionin për Shqipërinë dhe ecurinë e procesit të lëvizjes pa viza në hapësirën Shengen, për zbatimin e detyrimeve në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, për qasjen tonë drejt bashkëpunimit rajonal dhe në raport me zhvillimet që ka patur në vende të caktuara të rajonit, si dhe për çështje të tjera me interes global, për të cilat vendi ynë jep kontribut përkrah vendeve të tjera të Bashkimit Evropian”, tha Haxhinasto.

Prioritet tjetër do të jetë intensifikimi i punës për rritjen e njohjeve të reja të shtetit të Kosovës, bashkëpunimi me diasporën për të ruajtur identitetin kombëtar dhe gjuhën shqipe, etj.

Po kështu, sipas Haxhinastos, objektiv mbetet edhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me ato pak shtete anëtare të OKB që nuk kemi marrëdhënie.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›