E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dimri zhyt vendin ne terr

Dimri zhyt Shqiperine ne erresire. Prej disa ditesh 12 qarqet e vendit, po vuajne nga kufizimet e energjise elektrike, qe ne pjesen me te madhe justifikohen nga punonjesit e elektrikut si remonte te rrjetit. Por duket se e verteta eshte ndryshe, pasi ne zonat rurale energjia mungon deri ne 12 ore, kurse ne qytete deri ne 7 ore. Situata ka futur ne krize bizneset e medha dhe te vogla, nje pjese e te cilave kercenojne me mbyllje te aktivitetit dhe reforme tek punonjesit. Pothuajse te gjitha ndermarrjet elektrike kane nje grafik te posacem qe e zbatojne sipas situates se furnizimit me kilovatore per cdo dite. Edhe fakti se energjia nderpritet ne qytetet dhe zonat ku nuk paguhet, duket se rezulton i pazbatueshem, pasi ka dhe rajone ku paguhen faturat dhe kufizimet shkojne deri ne 6 ore. Nga nje investigim ne terren i gazetareve, rezulton se vetem ne pak qytete kufizimet jane "0", si Rresheni, Vlora dhe Bulqiza, kjo e fundit per shkak te galerive te nendheshme qe nese nuk furnizohen me rryme, atehere rrezikojne permbytjen nga uji. Ne Sarande dhe Delvine arketimet shkojne mbi 90 per qind, kurse kufizimet nisin nga mengjesi deri ne oren 13:00. Po keshtu edhe ne qarqet e Korces, Gjirokastres apo Beratit, ku ne zonat rurale kufizimet shkojne nga 8-12 ore cdo dite. KESH-i ka planifikuar grafike te vecante kufizimesh sipas rajoneve, duke llogaritur "oraret e pikut" rrjeti eshte i ngarkuar. Ne Korce mesohet se kufizimet kane nisur qe prej tre javesh dhe zbatohen paradite dhe pasdite, kurse per fshatin edhe gjate mesnates shkojne nga 4-6 ore. Arketimet arrijne deri ne 98 per qind, kurse drejtuesit e KESH-it e OSSH-se argumentojne se perpiqen te mbajne rrjetin te pademtuar si pasoje e mbingarkeses. Ndersa nga OSSH-ja e Gjirokastres shprehen se, stakimet kryhen ne linjen e tensionit te larte qe furnizon Jugun per shkak te remonteve ne rrjet. Kufizimet shkojne nga 4-10 ore ne qytet edhe fshat. Kurse ne qarkun e Elbasanit prej disa ditesh po zbatohen grafike te ndryshem kufizimesh. Per qytetin deri ne 2 ore, kurse fshatin 4 ore. Por ne qytete si Gramshi, Cerriku apo Librazhdi, kufizimet shkojne nga 4-6 ore. Disa prej drejtuesve shpjegojne se ka nje rritje te konsumit gjate diteve te ftohta qe nxit edhe zbatimin e kufizimeve. Elbasani furnizohet me 700 mije kilovatore energji elektrike, por nevojat jane me te medha, deri ne 1 milione kilovatore.

Kufizimet kane prekur edhe qarkun e Fierit dhe lajmin e konfirmojne punonjes te Divizionit te Shperndarjes. Ndryshe nga qyteti i Vlores, ku thuhet se nuk behet asnje nderprerje ne qytet dhe fshat, ne Fier kufizimet shkojne nga 2-4 ore ne dite dhe deri ne 6 ore ne zonat rurale. Por kufizimet kane rritur edhe cmimet e produkteve te ndryshme deri ne 17 per qind. Me i prekur nga te gjitha qarqet duket se eshte Berati. Zonat rurale vuajne mungesen e energjise deri ne 12 ore, kur gjashte ore kufizime jane gjate dites dhe po kaq te tjera gjate nates. Kurse ne qytet kufizimet shkojne nga 2-4 ore ne shkalle qarku. Nga interesimi ne degen e OSSH-se mesojme se arketimet ne Berat arrijne deri ne 99 per qind, kurse me kufizimet, eshte qarku me i persekutuar.

Jo pak probleme ne qarqet e Shkodres dhe Kukesit, ku erresira shkon nga 6-10 ore ne qytet dhe fshat, kurse me pak te prekur jane qarqet e Lezhes dhe Peshkopise. Ne Tirane kufizimet shkojne deri ne 3 ore ne dite dhe sipas punonjesve te KESH, kjo si pasoje e remonteve, kurse ne Durres kufizimet jane me te medha se ne zonen e Shijakut.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›