E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesues gjimnazi, vendos kualifikimi

Kualifikimi, nuk do t'u vleje arsimtareve thjesht per te perfituar shtesen e pages, por edhe per t'u punesuar. Sipas skemes se pagave, aktualisht nje mesues gjimnazi merr rruge me te larte mujore se nje arsimtar qe jep mesim ne shkollat 9-vjecare, ndaj "lufta" per t'u punesuar ne shkollat e mesme eshte e madhe. Keshtu, duke pasur parasysh edhe se pergjegjesia e mesuesve te gjimnazeve eshte me e madhe, atehere Ministria e Arsimit ka mendoje te propozoje nje skeme te re te punesimit te tyre. Kryefjala e ketij propozimi, eshte pikerisht shkalla e kualifikimit.

Propozimi

Keshtu, per t'u bere mesues i shkollave te mesme duhet te keni sa me shume kualifikime pasuniversitare, te cilat do te jene nje kriter vendimtar per te percaktuar vitin se ku do te japin mesim. Nderkohe qe ky kategorizim do te shoqerohet edhe me diferenca ne page. Sipas specialisteve te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, ata qe do te perzgjidhen per te dhene mesim ne shkollat e mesme, do te duhet te plotesojne disa kritere kualifikuese. Specialistet qe po merren me hartimin e draftit te ri, shpjegojne se ne baze te ketyre kritereve do te ndahen ata qe do te japin mesim ne vitin e pare, ata qe do te japin ne vitin e dyte dhe ata qe do te mesojne maturantet, pra vitin e trete. "Duhet qe patjeter mesuesit, pervec diplomes se shkolles se larte, te kene edhe kualifikime, sidomos mastera per ata qe kane mbaruar 4-vjecaren dhe ciklin e dyte te studimeve, per ata qe jane diplomuar me Bolonjen. Pasi do te kete nje riformatim te cilesise se arsimtareve qe do te japin mesim neper gjimnaze. Keshtu ata qe kane nivelin me te ulet te kualifikimeve, pervec shkolles se larte, do te japin mesim ne vitet e para, ata qe kane mastera do te japin mesim ne vitin e dyte dhe ata qe kane nivelin me te larte te kualifikimeve do te japin mesim ne vitin e trete.

Kualifikimi

Pra, do te pergatisin maturantet dhe pikerisht keta qe do te merren me maturantet do te kene nje lloj statusi te vecante, "pedagoge te shkolles se mesme", shpjegojne specialistet qe po merren me hartimin e ketij drafti. Nderkohe qe ata shtojne se kualifikimet, do te sherbejne per te bere edhe diferencimin e pagave te mesuesve. Percaktimi i viteve ku do te japin mesim ne baze et kualifikimit qe ka secili do te shoqerohet edhe me shtese mbi page, ne menyre qe te justifikohet puna e secilit prej tyre. Sipas specialisteve, edhe per ata qe kane mbaruar 4-vjecarin, nese duan te ushtrojne profesionin e mesuesit ne gjimnaze, do te jete i detyrueshem masteri, ne profilin per te cilin jane diplomuar. Drafti eshte ende ne hapat e pare dhe specialistet po zhvillojne takime, per te marre te gjitha sugjerimet e duhura nga te gjitha grupet e interesit. Vetem pas kesaj ai do t'u dergohet paleve per te marre me pas forme ligjore.

"Do te perfitojne me te aftet"

Ne baze te vendimeve te Keshillit te Ministrave per rritjen e pagave keto vitet e fundit, asnje page e mesuesve te gjimnazeve nuk eshte nen shifren 50 mije leke ne muaj. Keshtu, ky eshte njeri prej shkaqeve pse kerkesat e mesuesve per t'u punesuar prane gjimnazeve jane shume te larta. Por, MASH do te nxjerre kritere te reja qe kane te bejne me kualifikimin e cdonjerit kandidat per mesues.

Atestimi, mesuesit provim ne Mars

Drejtoria Arsimore ka pergatitur formularin qe duhet te plotesojne mesuesit qe do t'i nenshtrohen atestimit, ne menyre qe te kualifikohen per te perfituar kategorine e dyte, te trete dhe te katert. Ne formular, mesuesit qe aplikojne duhet te plotesojne nje sere te dhenash qe kane te bejne me gjeneralitetet, shkollen qe kane kryer, shkollen ku japin mesim, sa vite pune kane dhe per cilen kategori duan te japin provimin. Nje atestim i tille eshte i vlefshem per shtesen e pages qe perfitojne, sipas kategorive. Sipas Drejtorise Arsimore te Tiranes, ne provim mund te marrin pjese te gjithe mesuesit qe plotesojne vjetersine e punes, sipas 3 shkalleve te kualifikimit deri me 31 Dhjetor te ketij viti. Nje gje e tille do te behet pas udhezimit qe pritet te dale nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences. Atestimi do te jete i vlefshem vetem per punonjesit qe plotesojne vjetersine ne sistemin arsimor parauniversitar, per vitin mesimor 2008-2009. Kualifikimi i punonjesve qe kane vjetersine e duhur ne arsimin parauniversitar per vitin 2009 do te behet nepermjet provimeve dhe portofolit personal te zhvillimit profesional. Sipas udhezimit, ne keto provime do te perfshihen punonjesit e sistemit te arsimit publik dhe jopublik me diplome dhe pa diplome mesuesie. Te kjo kategori perfshihen mesuesit pa diplome mesuesie, por me arsim te larte, te cilet japin lendet profesionale, ne perputhje me profilin, ne shkollat e mesme profesionale ose te pergjithshme dhe kane kontrate individuale pune.

10 Per qind Shtese mbi pagen do te perfitojne te gjithe arsimtaret qe perfitojne shkallen e trete dhe te dyte te kualifikimit. Perkatesisht, behet fjale per mesuesit qe kane nga 5 deri ne 9 vjet qe japin mesim, si dhe nga 10 deri ne 19 vjet, ne arsimin baze ose te mesem.

20 Per qind Shtese mbi pagen do te perfitojne te gjithe arsimtaret qe perfitojne shkallen e pare te kualifikimit. Kjo kategori duhet ta marre kete shkalle nepermjet atestimit dhe do t'i nenshtrohet nje provim te posacem qe pritet te zhvillohet ne fillim te vitit te ardhshem.

Aktualisht, shkallet e karrieres se mesuesve jane me numra, pra me kohezgjatjen e tyre. Pas nje reformimi qe pritet te ndodhe ne sistemin e zhvillimit profesional te mesuesve do te kete emertime me tituj, si: "Mesues" ose "mesues i licencuar", "mesues specialist" dhe "mesues mjeshter".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›