E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet me maske dhe arme filiali i "Raiffeisen Bank"

Tirane- Nje filial i "Raiffeisen Bank" ne Tirane, eshte grabitur dje me arme dhe maska, afer zones se Unazes, tek rruga "Bardhyl". Nje person i maskuar, rreth 17-18 vjec, i cili mbante nje pistolete ne brez eshte futur duke kercenuar rojet e bankes dhe eshte drejtuar tek sporteli, duke kerkuar parate. Per te kercenuar personat qe ndodheshin ne ato momente ne banke, grabitesi ka qelluar nje here ne ajer me pistolete dhe ne kete menyre ka urdheruar qe t'i mbushnin canten me para. Pasi ka marre te gjitha parate qe ndodheshin ne kase eshte larguar menjehere nga banka.

Grabitja

Ora shenonte 14:10, kur ne filialin e "Raiffeisen Bank", prane Unazes ne rrugen "Bardhyl", ka hyre nje person i maskuar dhe me pistolete. Ai eshte drejtuar nga punonjesit e arkes se bankes duke e kercenuar me arme. "Nese nuk me jep te gjitha parate qe ndodhen ne arke, do te qelloj", keshtu mesohet t'i jete drejtuar personi i maskuar arketares. Me pas ai ka qelluar nje here ne ajer, e shtene kjo e cila kishte trembur arketaren. Ajo mesohet te kete nxjerre shumen prej 500 mije leke nga kasa dhe t'i kete futur ne nje cante qe grabitesi mbante me vete. Me pas i riu eshte nisur per te dale nga banka duke e mbajtur pistoleten te drejtuar nga punonjesit, ne menyre qe ata te mos arrinin te lajmeronin policine.

Verifikimi

Autori i grabitjes me arme zjarri ne kryeqytet, eshte nje person ne moshe te re, me trup te vogel dhe besohet te jete i ardhur ne Tirane. Keto jane te dhenat e para nga grupi hetimor ne vendin e ngjarjes. Zyrtarisht, policia tha se kamerat qe gjenden ne filialin e bankes, nuk kane arritur te identifikojne autorin pasi ai ishte maskuar. Por mesohet se keto te fundit nuk kane qene gjithashtu ne perdorim. Sipas deshmive te marra nga policia, nga punonjesit e bankes te cilet kane qene te pranishem gjate grabitjes, kane bere me dije se grabitesi e ka mbuluar fytyren me nje bluze golf duke u perpjekur qe te mos identifikohej nga askush. Burimet nga policia kane bere me dije se i riu kishte hyre ne filialin e bankes pa u vene re nga askush, ndersa me pas ka kercenuar punonjesit. Burimet policore shtuan se gjate momenti te grabitjes ne banke kane qene rreth 10 persona. Policia e kryeqytetit po perpiqet qe te identifikoje autorin e kesaj ngjarje per te bere te mundur edhe ndalimin e tij.

Grabitja e studiuar me imtesi

Skena e grabitjes qe eshte ndjekur nga ana e te riut, dyshohet te jen e sofistikuar, kjo duke marre parasysh faktin qe ai nuk eshte vene re nga asnje person, qofte edhe jashte bankes. Skema e grabitjes eshte krahasuar me ato te grabitjeve klasike qe rendom ndodhin ne bankat e vendeve te ndryshme evropiane, sidomos ne fqinjin tone, Greqi. Autori me pistolete ne brez ka hyre ne filialin e bankes tek rruga "Bardhyl", buze unazes, pak minuta para se dega te mbyllte orarin zyrtar te punes dhe i eshte afruar sportelit me afer deres. Ka qelluar nje here ne ajer duke bertitur se kjo ishte nje grabitje dhe te gjitha leket qe gjendeshin, duhet t'i jepeshin. Dy grate qe gjendeshin tek dy sportelet e filialit bankar, nuk e kane bere te gjate. Parate qe kishin ne kase, kryesisht leke shqiptare, ia kane zgjatur personit te maskuar, i cili pasi i mori me nje qeske, doli nga dera e bankes dhe u zhduk ne pjesen e siperme te qytetit.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›