Dinaku Hoxha

"Shqiptari Dinak - Enver Hoxha" fillimisht u botua në Britani të Madhe, në vitin 1986, e pastaj, në vitin 1994, edhe në Shqipëri. 18 vjet më vonë, botuesi Kujtim Gjonaj vendos ta ribotojë këtë vepër.
Përse?
"Në këtë libër Jon Halliday i bën një analizë komplekse figurës dramatike të Enver Hoxhës, pra, një analizë tepër serioze, por jo aso që jemi mësuar ne që të shohim këta libra - o thjesht bardhë, o thjesht zi. Ky libër është shumëngjyrësh. Merret shumë edhe me politikën e jashtme të shtetit shqiptar, që asokohe natyrisht dhe pa asnjë dyshim përfaqësohej nga Enver Hoxha", sqaroi botuesi Gjonaj për mediat në Shqipëri.
Ndrysh,e në libër Halliday bazohet në fakte dhe dokumente historike, duke bërë një analizë të disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të politikës së jashtme që gjatë pushtetit të tij i ndoqi Enver Hoxha.
"Janë katër pika kryesore mbi të cilat mbështetet Jon Halliday në librin e tij. Është lufta nacionalçlirimtare, lufta me jugosllavët e me rusët, dalja nga Traktati i Varshavës dhe prishja me kinezët. Në këtë kontekst, ai mundohet që të tregojë zgjuarsinë e dinakërinë, dhe të nxjerr nacionalizmin e Enver Hoxhës.
Ka raste kur thotë që, në analizat që i bën, pretendon se Hoxha më shumë sesa komunist ka qenë një nacionalist, i cili para perëndimit mbahej se kishte kulturë perëndimore, dorësa në vendin e tij mbante lart pishtarin e asaj që quhej diktaturë e proletariatit", theksoi tutje Gjonaj.