E Shtunë, 31 Tetor 2026

N’Sarajevë pas 20 vitesh

Fotografët e njohur, Ron Haviv, Gary Knight, Ed Vulliamy dhe Santiago Lyon, si dhe gazetarja Christiane Amanpour, të cilët dikur raportonin nga lufta në Sarajevë, më 6 prill do të tubohen sërish në kryeqytetin boshnjak. Kësaj radhe do të ekspozojnë fotografitë e tyre të para 20 viteve.

Sipas ditores sarajevase ‘Dnevni Avaz’, “në Hamimin e Xhamisë së Begut, në Sarajevë, fotografët me këtë rast do të ekspozojnë fotografitë e tyre më të mira të para 20 viteve”.

Sipas gazetës, takimi i fotoreporterëve dhe gazetarëve të luftës nga Evropa dhe Amerika organizohet nga fotografët ndërkombëtarë që për çdo vit mblidhen në qytetin francez Perpignon.

Në takimin e tyre të fundit, ata vendosën që sivjet të mblidhen në Sarajevë, ku ende kanë shumë miq dhe ku dikur rrezikonin jetët e tyre për të mundësuar që e vërteta për krimet e luftës në BeH të depërtonte në botë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›