Dinamo - Shkumbini 3 - 0, tripletë e PlakutSebino Plaku është shndërruar në një specialist për kundër Shkumbinit, pasi edhe në fitoren 3-1 të fazës së parë, ai kishte shënuar dy gola kundër peqinasve. Me tri golat kundër Shkumbinit, 23-vjeçari

Me trajnerin Shkëlqim Muça në tribunë dhe me një Sebino Plaku, në një ditë të jashtëzakonshme, Dinamo fitoi 3-0 ndaj Shkumbinit, që nga ana e tij luajti me dhjetë lojtarë nga minuta e 19-të (Bizhyti, me karton të kuq).
Blutë, që mesa duket nuk e vuajtën mungesën e Elis Bakajt, nisën serinë e golave qysh në minutën e 8-të, kur Plaku realizoi të parin gol të tij në këtë ndeshje. Pjesa e dytë pati sërish protagonist ish-lojtarin e HamKamit (Norvegji) me dy gola të tij në minutat 65 e 83, teksa ndaj golit të tretë të sulmuesit dinamovit stafi peqinase protestoi jo pak.
Shkumbini mbërriti në “Selman Stërmasi” me mendjen te ndeshja e kthimit gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë kundër Flamurtarit, ku në rast se do të përmbysë disavantazhin e ndeshjes së parë në Vlorë (0-1), do të jetë për herë të parë në finalen e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Shqipëri, e automatikisht me një arritje historike për një vend në Ligën e Europës.
Sebino Plaku është shndërruar në një specialist për kundër Shkumbinit, pasi edhe në fitoren 3-1 të fazës së parë, ai kishte shënuar dy gola kundër peqinasve. Me tri golat kundër Shkumbinit, 23-vjeçari u ngjit në kuotën e 17 golave, dy më pak se kryesuesi Migen Memelli.
Për Sebinon kjo ishte tripleta e parë në këtë sezon, pasi më parë kishte shënuar tri dopjeta në fitoret e Dinamos kundër Shkumbinit (3-1), Besës (4-2) dhe Bylisit (5-1).
Kjo ishte fitorja e 21-të e Dinamos në 38 ndeshje historike, kundrejt 7 fitoreve të Shkumbinit (10 barazime). Dinamo do të përballet në javën e 30-të me Lushnjën, ndërsa Shkumini ka një “detyrë të vështirë” me Vllaninë në Peqin.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 29
25.04.2009, 16:30
Apolonia-Elbasani 3-1
Sead Haxhibulic 27’, Semir Haxhibulic 56’, Brkic 77’/ F.Xhafa 51’
Bylis-Partizani 1-0
Nënaj 10’
Dinamo-Shkumbini 3-0
Plaku 8’, 65’, 83’.
Karton i Kuq: Bizhyti (SH) 19’
Lushnja-Flamurtari 1-1
E. Xhafa 36'/ Brajkovic 87’
Karton i Kuq: Bubeqi (L) 62’, Veliu (F) 62’
Tirana-Teuta 4-1
Memelli 8’, 85’, D.Xhafaj 42’, Agolli 86’/ Vila 31’
Vllaznia-Besa 3-2
Sinani 25’, 48’, Dhembi 60’/ Sakaj 8’, Fortunat 31’
RENDITJA
Tirana 58
Vllaznia 57
Dinamo 51
Shkumbini 44
Teuta 41
Besa 39
Flamurtari 32
Partizani 30
Elbasani 30
Lushnja 30
Apolonia 29
Bylis 28
E Shtune, 25 Prill 2009