Lushnja – Flamurtari 1-1, sherr e kartonë të kuqTakimi i gjykuar nga Elvis Peza (shumë i kontestuar nga dy kampet) pati faza tensioni, që solli edhe largimin me karton të kuq në të 62’, si të sulmuesit të Lushnjës, Dorian Bubeqi ashtu dhe të mb

Lushnja e përkrahur nga më shumë se tetë mijë tifozë të pranishëm falas në “Roza Haxhiu” (rekord sezonal), falë golit të Erjon Xhafës (36’) e pati fitoren në duar për 87 minuta lojë, por eurogoli i kroatit Mate Brajkoviçit (nuk shënonte nga java e 12-të), solli jo vetëm barazimin e Flamurtarit (1-1), por provokoi edhe një sherr të madh midis dy tifozerive kundërshtare, aq sa u desh edhe ndërhyrja e ashpër e policisë lokale për të rivendosur kontrollin në shkallët e stadiumit. Goli i pestë për kroatin 27-vjeçar.
Takimi i gjykuar nga Elvis Peza (shumë i kontestuar nga dy kampet) pati faza tensioni, që solli edhe largimin me karton të kuq në të 62’, si të sulmuesit të Lushnjës, Dorian Bubeqi ashtu dhe të mbrojtësit të Flamurtarit, Franc Veliut, pas një sherri midis dy ekipeve, çka solli edhe ndërprerjen e lojës për më shumë se pesë minuta. I pranishëm në këtë ndeshje ishte edhe shefi i gjyqtarëve pranë FSHF-së, Plarent Kotherja, i cili padyshim ka parë me kujdes gjykimin e Pezës, i mbiquajtur nga media me nofkën “kamikazi”.
Ky ishte barazimi i 27-të në 83 ndeshje midis tyre (23 fitore Lushnja, 33 fitore Flamurtari). Lushnja u barazua me pikë me Partizani e Elbasanin, të tria nga 30 pikë, duke e bërë më të ashpër konkurrencën për mbijetesë. Në javën e 30-të, Lushnja do të përballet me Dinamon në transfertë, ndërsa Flamurtari do të përballet në “Ruzhdi Bizhuta” me Elbasanin, në një sfidë shumë delikate.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 29
25.04.2009, 16:30
Apolonia-Elbasani 3-1
Sead Haxhibulic 27’, Semir Haxhibulic 56’, Brkic 77’/ F.Xhafa 51’
Bylis-Partizani 1-0
Nënaj 10’
Dinamo-Shkumbini 3-0
Plaku 8’, 65’, 83’.
Karton i Kuq: Bizhyti (SH) 19’
Lushnja-Flamurtari 1-1
E. Xhafa 36'/ Brajkovic 87’
Karton i Kuq: Bubeqi (L) 62’, Veliu (F) 62’
Tirana-Teuta 4-1
Memelli 8’, 85’, D.Xhafaj 42’, Agolli 86’/ Vila 31’
Vllaznia-Besa 3-2
Sinani 25’, 48’, Dhembi 60’/ Sakaj 8’, Fortunat 31’
RENDITJA
Tirana 58
Vllaznia 57
Dinamo 51
Shkumbini 44
Teuta 41
Besa 39
Flamurtari 32
Partizani 30
Elbasani 30
Lushnja 30
Apolonia 29
Bylis 28
E Shtune, 25 Prill 2009