E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo – Tirana 2-1. NëndetsjaDinamo me këtë fitore, e gjashta në shtatë javë kampionat, tashmë ka një diferencë prej 11 pikësh me Tiranën e vendit të gjashtë.

Rrjetet sociale:

Dinamo fitoi 2-1 derbin me Tiranën në javën e 7-të të Kategorisë Superiore, duke ruajtur e vetme kryesimin, tashmë në kuotën e 19 pikëve.

Një gol i mrekullueshëm nga sulmuesi Elis Bakaj në minutën e 33-të – goli i tij i pestë sezonal - dhe një tjetër i Fatjon Sefës në minutën e 45’+1 e bënë të pavlefshëm golin e vetëm të Tiranës, të realizuar nga Arbër Abiliaj në të 45’+2 të pjesës së parë.

Të dyja skuadrat e mbyllën takimin me nga dhjetë lojtarë. Sulmuesi Migen Memelli i Tiranës u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 15-të, ndërsa mbrojtësi Gentian Muça i Dinamos, në të 78’.

Trajneri i ri i Tiranës, Alban Tafaj, e nisi me humbje premierën e tij sezonale, ndërkohë që edicioni e kaluar ia doli t’i jepte titullin e 24-t bardhebluve.

Dinamo me këtë fitore, e gjashta në shtatë javë kampionat, tashmë ka një diferencë prej 11 pikësh me Tiranën e vendit të gjashtë.

Dinamo, së bashku edhe me Besë (fitoi sot me Flamurtarin 1-0), janë dy skuadrat e vetme pa humbje në 7 javët e para.

Kategoria Superiore

17.10.2009
Apolonia-Gramozi 3-0
Ferizoviç 45’+2, Sead Hadjibuliç 57’, Meto 89’

18.10.2009

13:00 Besa-Flamurtari 1-0
57’ Mancaku (11-m)

14:00 Vllaznia-Shkumbini 2-0
48’ Bala, 63’ Bala

14:30 Kastrioti-Skënderbeu 2-1
39’ Braho, 80’ Rroshi (11-m) / 78’ Guerrib

14:30 Teuta-Laci 2-1
23’ Hysa, 89’ Mersini / 43’ Nora (11-m)

19:00 Dinamo-Tirana 2-1
33’ Bakaj, 45+1 Sefa / 45’+2 Abilaliaj

RENDITJA
1    Dinamo     7    19
2    Besa    7    17
3    Apolonia    7    15
4    Teuta    7    12
5    Skënderbeu    7    9
6    Kastrioti    7    8
7    Tirana    7    8
8    Shkumbini    7    7
9    Vllaznia    7    7
10    Gramozi    7    6
11    Flamurtari    7    6
12    Laçi    7    5

Numri i klikimeve - 1639
  E Diele, 18 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›