Dinamo -Vllaznia, përballë Lahtit e Sligo Rovers

Rikthehet Liga e Europës për dy skuadrat shqiptare që marrin pjesë në të. Kështu Dinamo dhe Vllaznia do të përballen sot respektivisht me Lahtin dhe Sligo Rovers. Blutë do të luajnë në orën 19:00 në "Qemal Stafa" ku ndeshjen e parë e kanë humbur 4-1, ndërsa shkodranët do të zbresin në fushë në orën 20:00 në "Loro Boriçi". Vllaznia ëshët super e favorizuar për të kaluar turin pasi ka fituar në ndeshjen e parë 2-1 në Irlandë. Dinamo dhe Vllaznia kanë pasur një javë kohë në të cilën kanë pargatitur ndeshjet e kthimit. Në kampin blu janë optimistë për një fitore, por kualifikimi është i vështirë ndërsa në Shkodër besojmë më shumë se kurrë.