Promovohet libri "Pjetër Gjoka 52 vjet në skenë"
Promovohet libri me titull "Pjetër Gjoka 52 vjet në skenë". Është një libër me bashkëautor Gjovalin Çuni dhe Gjovalin Gjoka, i cili shoqërohet me një DVD, e cila pasqyron shfaqjet e tij në teatër, rolin e Gogsborusë në drëmën "Arturo Ui", pjesëmarrjen në filmin Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, e të tjerë. Po ashtu në këtë libër përfshihen edhe përshtypje dhe komente nga kolegët e tij gjatë roleve që ai ka pasur. Pasi kanë mbajtur fjalën e tyre shumë artistë, njohës të mirë të Pjetër Gjokës, të gjithë kanë marë nga një libërë të autorit.