Dinamo, 3 pikë "in-extremis" për kreun
Dinamo përfiton nga hapi fals i Partizanit dhe e sheh veten sërish në krye të Kategorisë Superiore. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka fituar 2-1 në takimin e fundit të javës së 25-të të kampionatit, përballë Teutës. Tri pikë të marra me shumë vuajtje, ku vendimtar ishte goli i realizuar nga Bekim Kuli me penallti në minutën e tretë shtesë. Gjyqtari Lorenc Jemini ka akorduar një faull "të guximshëm", për vetë faktin se kishin mbetur edhe pak sekonda lojë, pas prekjes së topit me dorë nga Kote, megjithatë bregdetarët nuk kanë protestuar ndaj këtij vendimi. Edhe trajneri Mile ia ka adresuar fajin e kësaj humbjeje mungesës së përvojës së futbollistëve, duke preferuar të mos etiketojë si fajtor arbitrin. "Nëse do të ishim një skuadër me përvojë, do të arrinim të mbronim barazimin edhe për 10-15 minuta", tha ai. "Për ne çdo ndeshje është si një finale dhe në Tiranë kishim ardhur me synimin që të mos ndëshkoheshim".
Në praninë e pak spektatorëve, dinamovitët e kanë filluar lojën menjëherë në sulm, në kërkim të avantazhit. Allmuça jep sinjalin e parë të rrezikshëm në portën e mbrojtur nga Vashaku, por devijimi i tij me kokë përfundon jashtë kuadratit. Pak çaste më vonë është Pollozhani që tenton nga distanca, duke hasur në rezistencën e portierit mik, i cili ka qenë i pozicionuar mjaft mirë. Insistimi i vendasve është shpërblyer kur kronometri regjistronte 23 minuta lojë. Viçentiç kroson nga e majta e sulmit dinamovit, mbrojtja mike tregon pasiguri, duke mos arritur të spastrojë zonën dhe sfera shkon tek Ishka, që fare pranë portës nuk e ka pasur të vështirë të përshëndesë rrjetën. Pavarësisht avantazhit, skuadra e Dajës ka rënë në të njëjtin kurth si rivalët e Partizanit, duke nënvlerësuar kundërshtarin vetëm prej pozicionimit në tabelën e klasifikimit. "Ishte një fitore e arritur me mundim. Jam i pakënaqur nga futbollistët, për atë që kanë shfaqur në fushë", deklaroi Daja. "Duke anashkaluar problemet taktike, në këtë ndeshje nuk kemi treguar shpirt gare. Një gabim, që në këtë fazë të kampionatit është i palejueshëm. Gabimin duhet ta shohim te të gjithë, duke filluar nga stafi teknik, që duhet të gjejë elementët motivues, deri te futbollistët". Pavarësisht kësaj, blutë shkojnë disa herë pranë golit të dytë, megjithatë, fati nuk ka qenë me ta. Në disa raste protagonist bëhet portieri Vashaku, ndërsa në fund të pjesës së parë, traversa prish festën e Kulit. Pjesa e dytë fillon me një Teutë ndryshe, që në të 85-ën barazon pas një aksioni shumë të bukur personal të Vilfor Hysës. Megjithatë, ndeshja e bregdetarëve komprometohet, në 30 minutat e fundit ata detyrohen që të luajnë në inferioritet, pas largimit nga fusha me karton të kuq të Ahmetit. Duke shfrytëzuar epërsinë numerike, Dinamo sulmon pambarimisht dhe goli i fitores vjen në minutën e tretë shtesë të takimit: gjyqtari Jemini akordon një 11-metërsh për prekje të topit me dorë nga Kote dhe Kuli shënon rrjetën që vlen tri pikë. Me këtë fitore, blutë ngjiten në kuotën e 51 pikëve, të shkëputur me dy pikë nga Partizani i vendit të dytë.