Më të lumturit? 60-vjeçarët
Sot, ti kesh kaluar të 60-at
nuk mund të konsidero
hesh aspak plak, madje në
të gjithë botën mendohet se kjo
është mosha më e mirë për të rinisur
jetën nga e para. Nga
sondazhet, është parë se kjo është
edhe mosha ku njerëzit janë
më të lumturit, pasi kanë punuar
gjithë jetën për të siguruar shtëpinë,
prona e pasuri. Rroga të
mira, familje të mëdha dhe marrëdhënie
të qëndrueshme.
Njerëzit me moshë nga 60 deri në
80 vjeç janë më të lumturit. Si
kurrë më parë, në kontinentin e
vjetër, në qytetet më të mëdha të
tij jetojnë rreth 16 për qind e të
gjithë personave mbi 65 vjeç në
të gjithë planetin, përqindje që
duket se do ta kalojë shifrën 28
për qind në vitin 2050. Por, si jetojnë
gjithë këta të moshuar? Cili
është niveli i tyre i pasurisë, si i
përdorin kursimet, si e kalojnë
kohën e lirë dhe çfarë ndihme
japin ose marrin nga më të rinjtë?
Këto dhe shumë pyetje të tjera
janë eksploruar në një studim të
gjerë, ku kanë dalë rezultate të
vlefshme. Në kërkim kanë marrë
pjesë dhjetëra studiues nga
vende të ndryshme. Në fakt, studimi
është kryer me 22 mijë persona
nga 11 shtete të ndryshme
evropiane dhe me moshë mbi
pesëdhjetë vjeç. Banesat e
mëdha dhe komode, por mbi të
gjitha në pronësi, mund të jetë
një faktor i rëndësishëm mirëqenieje
në moshën e tretë. Rëndësia
e saj rritet më shumë, sidomos
në periudhën e kalimit nga puna
në pension, kur brenda saj
përqendrohen pjesa më e madhe
e aktiviteteve të përditshme.
Kështu, mes personave mbi 50
vjeç pronësia mbi të paktën një
shtëpi varion nga 53 për qind në
Gjermani deri në 87 për qind në
Spanjë. Në fakt, këtu mund të
klasifikohen 3 grupe vendesh:
ato mesdhetare, përfshi edhe
Francën, ku më shumë se 3 të
katërtat e të moshuarve janë pronarë;
Suedia dhe Danimarka
me 72 për qind dhe vendet e
Evropës Qendrore, ku pronarë
janë më shumë se gjysma e personave
në moshë të tillë. Përqindja
më e madhe e të moshuarve
pronarë shtëpish është mes
moshës 60 dhe 69 vjeç, ndërsa në
vendet e Evropës Jugore përqindja
është e lartë edhe për personat
mbi 80. Gjithashtu, nga
studimi u pa se në përgjithësi
personat mbi 50 kishin shtëpi të
mëdha, për të cilat kishin investuar
shumë, pasi gjysma tregonte
se jetonte në to prej 25 vjetësh,
ndërsa ata mbi 80 kishin gjysmë
shekulli. Rreth 30 për qind e kësaj
kategorie kishte në pronësi më
shumë se një shtëpi në Evropë
dhe kryesisht në vendet më të
bukura e më piktoreske të saj. Shkëmbimet
dhe mbështetjet mes
brezave janë të rëndësishme për
mirëqenien e të moshuarve. Pak
martesa dhe shumë divorce
duket sikur e kanë zvogëluar
paksa rolin e familjes në shoqëri.
Megjithatë, tendencat e fundit
në shoqëritë postmoderne i kanë
"përfshirë" shumë pak ata. Kështu,
mes moshës 50 dhe 59 vjeç,
76 për qind e burrave dhe 71 për
qind e grave jetojnë në çift. Në
këtë periudhë moshe kishte
edhe një përqindje prej 10 për
qind të divorcuar, por shumë
herë më pak se 30 - 40-vjeçarët.
Ndërsa te personat mbi 80 vjeç,
63 për qind e burrave dhe 16 për
qind e grave jetojnë me bashkëshortin.
Gjithashtu, është fakt
se bashkëjetesa në të njëjtën
familje me fëmijët është
zvogëluar ndjeshëm në të gjitha
shoqëritë perëndimore: vetëm
15 për qind e personave mbi 70
jetojnë në të njëjtën shtëpi me
fëmijët, por nëse do të llogarisim
personat që jetojnë në të njëjtin
pallat, përqindja rritet në 29;
ndërsa po të llogarisim ata që
nuk jetojnë më shumë se një kilometër
larg përqindja shkon në
49. 4 për qind e të moshuarve ka
një fëmijë jo më larg se 25 kilometra.
Megjithatë, ekziston një
diferencë e dukshme mes
"vendeve me familje të konsoliduara"
dhe "vendeve me familje
të dobëta", në të parët bëjnë
pjesë ata mesdhetare dhe në të
dytin ato në qendër dhe në jug
të Evropës. Kështu, mes të
moshuarve të intervistuar me të
paktën një pasardhës, vetëm 1
për qind e suedezëve dhe 4 për
qind e danezëve jetojnë me një
fëmijë, kundrejt 23 për qind të
italianëve dhe 34 të spanjollëve.
Është normale të mendosh për
fëmijët dhe nipërit si "shtylla"
për t‘u mbështetur në pleqëri.
Megjithatë, studimi tregon se
janë më shumtë në numër të
moshuarit në gjendje të mirë
shëndetësore që ndihmojnë më
të rinjtë. Le ta nisim nga kujdesi
për nipërit ose mbesat: kujdesen
rregullisht ose rastësisht 43 për
qind e gjyshërve dhe përqindja
është e barabartë, si për gjyshet
ashtu edhe për gjyshërit. Gjithashtu,
nga studimi u pa se gjyshet
më të përkushtuara janë ato
italiane, greke dhe spanjolle.
Gjithashtu, rreth 10 për qind e
grupit mes moshës 65 dhe 74 vjeç
bën punë vullnetare në familje,
përqindje që i kalon 25 për qind
në Holandë dhe zbret më pak se
katër në Greqi. Nga pikëpamja
ekonomike, të moshuarit evropianë
nuk janë keq. Ata që kanë
përqindjen më të ulët të të
ardhurave janë grekët, ndërsa
në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës vetëm 25 për qind e
personave në moshë të tretë jetojnë
me të ardhura të ulëta. Është
parë se evropianët e moshës së
tretë i kushtohen më shumë
punës edhe pas pensionit, ndryshe
nga amerikanët. Gjatë këtij
viti është parë se personat mbi 50
në disa vende evropiane si në
Itali, Zvicër, Suedi arrinin të sillnin
në shtëpi edhe të ardhura të
tjera shtesë, për shkak të punëve
të ndryshme që kryenin. Studimet
treguan se personat deri
në moshën mosha 60 vjeç ishin
më bujarë nga 30 - 40-vjeçarët
apo më të rinjtë. Dhuratat më të
shumta të moshuarit i bënin në
periudhat e festave, sidomos për
nipërit dhe mbesat. Madje, një
përqindje e madhe, rreth 70 për
qind, i mblidhnin kursimet gjatë
gjithë kohës në mënyrë që të
kishin mundësi për të bërë sa më
shumë dhurata. Gjithashtu, pjesa
më e madhe e tyre kursenin
pak para moshës së pensionit. Po
ashtu, një pjesë e madhe e të
moshuarve, mbi 70 për qind, në
Zvicër, Spanjë dhe Itali kishin një
pasuri mbi 140 mijë euro, ata mes
120 mijë e 140 mijë euro, përfshinin
Francën dhe Holandën.
Ndërsa në grupin e tretë mes 100
e 120 mijë (Austria, Danimarka
dhe Greqia), ndërsa Gjermania
dhe Zvicra nuk i kalojnë 100
mijë. Shpenzimi mujor për person
për ushqimin në familje shkon
deri në 200 euro në pjesën më të
madhe të vendeve. Megjithatë,
kjo shumë është më e lartë në
Zvicër dhe më e ulët në Suedi,
Spanjë e Greqi. Nëse të dhënat
do të krahasohen me nivelin e
ndryshëm të çmimeve, zbulohet
se shpenzojnë më pak (nga 24
deri në 30 për qind të mesatares)
Suedia dhe Danimarka. Gjithashtu,
personave me moshë mbi
50 iu kërkua nëse me pagat e tyre
kishin vështirësi për të përballuar
shpenzimet e gjithë muajit.
Vetëm në tri vende të moshuarit
kishin vështirësi: Itali, Spanjë
Greqi. Gjithashtu, u pa se personat
e moshuar që jetonin vetëm në
këto vende, sidomos gratë, kishin
më shumë vështirësi për të
përballuar shpenzimet.
nuk mund të konsidero
hesh aspak plak, madje në
të gjithë botën mendohet se kjo
është mosha më e mirë për të rinisur
jetën nga e para. Nga
sondazhet, është parë se kjo është
edhe mosha ku njerëzit janë
më të lumturit, pasi kanë punuar
gjithë jetën për të siguruar shtëpinë,
prona e pasuri. Rroga të
mira, familje të mëdha dhe marrëdhënie
të qëndrueshme.
Njerëzit me moshë nga 60 deri në
80 vjeç janë më të lumturit. Si
kurrë më parë, në kontinentin e
vjetër, në qytetet më të mëdha të
tij jetojnë rreth 16 për qind e të
gjithë personave mbi 65 vjeç në
të gjithë planetin, përqindje që
duket se do ta kalojë shifrën 28
për qind në vitin 2050. Por, si jetojnë
gjithë këta të moshuar? Cili
është niveli i tyre i pasurisë, si i
përdorin kursimet, si e kalojnë
kohën e lirë dhe çfarë ndihme
japin ose marrin nga më të rinjtë?
Këto dhe shumë pyetje të tjera
janë eksploruar në një studim të
gjerë, ku kanë dalë rezultate të
vlefshme. Në kërkim kanë marrë
pjesë dhjetëra studiues nga
vende të ndryshme. Në fakt, studimi
është kryer me 22 mijë persona
nga 11 shtete të ndryshme
evropiane dhe me moshë mbi
pesëdhjetë vjeç. Banesat e
mëdha dhe komode, por mbi të
gjitha në pronësi, mund të jetë
një faktor i rëndësishëm mirëqenieje
në moshën e tretë. Rëndësia
e saj rritet më shumë, sidomos
në periudhën e kalimit nga puna
në pension, kur brenda saj
përqendrohen pjesa më e madhe
e aktiviteteve të përditshme.
Kështu, mes personave mbi 50
vjeç pronësia mbi të paktën një
shtëpi varion nga 53 për qind në
Gjermani deri në 87 për qind në
Spanjë. Në fakt, këtu mund të
klasifikohen 3 grupe vendesh:
ato mesdhetare, përfshi edhe
Francën, ku më shumë se 3 të
katërtat e të moshuarve janë pronarë;
Suedia dhe Danimarka
me 72 për qind dhe vendet e
Evropës Qendrore, ku pronarë
janë më shumë se gjysma e personave
në moshë të tillë. Përqindja
më e madhe e të moshuarve
pronarë shtëpish është mes
moshës 60 dhe 69 vjeç, ndërsa në
vendet e Evropës Jugore përqindja
është e lartë edhe për personat
mbi 80. Gjithashtu, nga
studimi u pa se në përgjithësi
personat mbi 50 kishin shtëpi të
mëdha, për të cilat kishin investuar
shumë, pasi gjysma tregonte
se jetonte në to prej 25 vjetësh,
ndërsa ata mbi 80 kishin gjysmë
shekulli. Rreth 30 për qind e kësaj
kategorie kishte në pronësi më
shumë se një shtëpi në Evropë
dhe kryesisht në vendet më të
bukura e më piktoreske të saj. Shkëmbimet
dhe mbështetjet mes
brezave janë të rëndësishme për
mirëqenien e të moshuarve. Pak
martesa dhe shumë divorce
duket sikur e kanë zvogëluar
paksa rolin e familjes në shoqëri.
Megjithatë, tendencat e fundit
në shoqëritë postmoderne i kanë
"përfshirë" shumë pak ata. Kështu,
mes moshës 50 dhe 59 vjeç,
76 për qind e burrave dhe 71 për
qind e grave jetojnë në çift. Në
këtë periudhë moshe kishte
edhe një përqindje prej 10 për
qind të divorcuar, por shumë
herë më pak se 30 - 40-vjeçarët.
Ndërsa te personat mbi 80 vjeç,
63 për qind e burrave dhe 16 për
qind e grave jetojnë me bashkëshortin.
Gjithashtu, është fakt
se bashkëjetesa në të njëjtën
familje me fëmijët është
zvogëluar ndjeshëm në të gjitha
shoqëritë perëndimore: vetëm
15 për qind e personave mbi 70
jetojnë në të njëjtën shtëpi me
fëmijët, por nëse do të llogarisim
personat që jetojnë në të njëjtin
pallat, përqindja rritet në 29;
ndërsa po të llogarisim ata që
nuk jetojnë më shumë se një kilometër
larg përqindja shkon në
49. 4 për qind e të moshuarve ka
një fëmijë jo më larg se 25 kilometra.
Megjithatë, ekziston një
diferencë e dukshme mes
"vendeve me familje të konsoliduara"
dhe "vendeve me familje
të dobëta", në të parët bëjnë
pjesë ata mesdhetare dhe në të
dytin ato në qendër dhe në jug
të Evropës. Kështu, mes të
moshuarve të intervistuar me të
paktën një pasardhës, vetëm 1
për qind e suedezëve dhe 4 për
qind e danezëve jetojnë me një
fëmijë, kundrejt 23 për qind të
italianëve dhe 34 të spanjollëve.
Është normale të mendosh për
fëmijët dhe nipërit si "shtylla"
për t‘u mbështetur në pleqëri.
Megjithatë, studimi tregon se
janë më shumtë në numër të
moshuarit në gjendje të mirë
shëndetësore që ndihmojnë më
të rinjtë. Le ta nisim nga kujdesi
për nipërit ose mbesat: kujdesen
rregullisht ose rastësisht 43 për
qind e gjyshërve dhe përqindja
është e barabartë, si për gjyshet
ashtu edhe për gjyshërit. Gjithashtu,
nga studimi u pa se gjyshet
më të përkushtuara janë ato
italiane, greke dhe spanjolle.
Gjithashtu, rreth 10 për qind e
grupit mes moshës 65 dhe 74 vjeç
bën punë vullnetare në familje,
përqindje që i kalon 25 për qind
në Holandë dhe zbret më pak se
katër në Greqi. Nga pikëpamja
ekonomike, të moshuarit evropianë
nuk janë keq. Ata që kanë
përqindjen më të ulët të të
ardhurave janë grekët, ndërsa
në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës vetëm 25 për qind e
personave në moshë të tretë jetojnë
me të ardhura të ulëta. Është
parë se evropianët e moshës së
tretë i kushtohen më shumë
punës edhe pas pensionit, ndryshe
nga amerikanët. Gjatë këtij
viti është parë se personat mbi 50
në disa vende evropiane si në
Itali, Zvicër, Suedi arrinin të sillnin
në shtëpi edhe të ardhura të
tjera shtesë, për shkak të punëve
të ndryshme që kryenin. Studimet
treguan se personat deri
në moshën mosha 60 vjeç ishin
më bujarë nga 30 - 40-vjeçarët
apo më të rinjtë. Dhuratat më të
shumta të moshuarit i bënin në
periudhat e festave, sidomos për
nipërit dhe mbesat. Madje, një
përqindje e madhe, rreth 70 për
qind, i mblidhnin kursimet gjatë
gjithë kohës në mënyrë që të
kishin mundësi për të bërë sa më
shumë dhurata. Gjithashtu, pjesa
më e madhe e tyre kursenin
pak para moshës së pensionit. Po
ashtu, një pjesë e madhe e të
moshuarve, mbi 70 për qind, në
Zvicër, Spanjë dhe Itali kishin një
pasuri mbi 140 mijë euro, ata mes
120 mijë e 140 mijë euro, përfshinin
Francën dhe Holandën.
Ndërsa në grupin e tretë mes 100
e 120 mijë (Austria, Danimarka
dhe Greqia), ndërsa Gjermania
dhe Zvicra nuk i kalojnë 100
mijë. Shpenzimi mujor për person
për ushqimin në familje shkon
deri në 200 euro në pjesën më të
madhe të vendeve. Megjithatë,
kjo shumë është më e lartë në
Zvicër dhe më e ulët në Suedi,
Spanjë e Greqi. Nëse të dhënat
do të krahasohen me nivelin e
ndryshëm të çmimeve, zbulohet
se shpenzojnë më pak (nga 24
deri në 30 për qind të mesatares)
Suedia dhe Danimarka. Gjithashtu,
personave me moshë mbi
50 iu kërkua nëse me pagat e tyre
kishin vështirësi për të përballuar
shpenzimet e gjithë muajit.
Vetëm në tri vende të moshuarit
kishin vështirësi: Itali, Spanjë
Greqi. Gjithashtu, u pa se personat
e moshuar që jetonin vetëm në
këto vende, sidomos gratë, kishin
më shumë vështirësi për të
përballuar shpenzimet.