Abramovic, do të gërmojë tunelin që lidh SHBA-në me Rusinë
Miliarderi rus dhe pronari i klubit të futbol
lit Çelsi, Roman Abramoviç, ka porositur
makinerinë shpuese më të madhe në
botë. Pas kësaj porosie, kanë nisur fjalët se ky miliarder
planifikon të gërryejë tunelin mes Rusisë e
SHBA-së, shkruan "Daily Mail".
Pasi u pasurua duke shpuar tunele, në ekonominë
e shkatërruar ruse, Abramoviç ka ndarë
80 milionë funt, me qëllim blerjen e makinerisë
shpuese më të madhe në botë, me diametër 19
metra. Firma e ndërtimit e Abramoviçit "Infrastruktura"
në Moskë ka porositur blerjen e kësaj
makinerie. Edhe pse firma nuk e ka zbuluar
qëllimin e përdorimit të makinerisë, kanë filluar
menjëherë hamendjet se makineria do të përdoret
për shpimin e tunelit që do të lidhë Rusinë me
Amerikën, nën ngushticën e Beringut, i gjatë 88
kilometra. Supozohet, se Abramoviç ka vizion të
njëjtë me Putinin për tunelin që do të lidhë gadishullin
"Çukotka", ku është guvernator Abramoviç
dhe Alaskën e Amerikës.
Ky është projekt i Putinit në ëndërr dhe tashmë
është në bisedimet e fshehta me Uashingtonin,
thotë një burim i njohur me projektin.
"Putin e sheh Rusinë si qendrën e botës dhe
dëshiron që Evropa t‘i transportojë të mirat materiale
dhe prodhimet e saj nëpërmjet vendit të tij
për në Amerikë.
Firmës gjermane "Herrenknecht AG" do t‘i duheshin
dy vjet për të ndërtuar makinerinë
shpuese, që do të shponte tunelin më të madh
nënujor në botë, që do të lidhte brigjet e Rusisë
me Amerikën, për herë të parë që nga periudha e
akullit.
Zyrtarët thonë se për gërmimin e tunelit, do të
duheshin më e shumta dhjetë vjet dhe shpenzimet
e ndërtimit do të shpërbleheshin, sikur çdo
vit të kalonin në të 100 milionë tonë. Nëpër tunel,
do të transportohej gjithashtu sasi e madhe nafte
nga Siberia me të cilën do të furnizohej SHBA e
Kanadaja.
Por përfaqësuesi për shtypin i Abramoviçit, Jon
Man, përgënjeshtroi deklaratat se porosia për këtë
makineri kaq të madhe shpuese, kishte lidhje me
tunelin në Çukotka. Zyrtarët amerikanë thonë se
nuk kanë marrë propozim konkret për tunelin, që
do të ndërtohej nën ngushticën e Beringut dhe nuk
deshën të komentonin, nëse kishte pasur rekomandime
për projektin nga Presidenti rus, Putin.
Momentalisht, makineria më e madhe shpuese
në botë e ka diametrin 15 m dhe e ka blerë Kina
për shpimin e tunelit nën lumin Jangce.
Makineria që përdoret për të gërmuar tunelin
nën La Mansh, me të cilin u lidhën Franca me Britaninë,
ka pasur diametër 7,5 m.