Dinamo “hipotekon” titullin
Me këtë fitore ndaj një rivali direkt (i vetmi që gjatë këtyre javëve ka treguar se mund të ndalë dimnamovitët), skuadra e Shkëlqim Muçës duket se mbyll përfundimisht çështjen e titullit kampion, megjithëse matematikisht loja mbetet e hapur. 15 pikë është diferenca që ndan dy ekipet, diferencë që vështirë se mund të rikuperohet nga Besa (të paktën, jo duke parë formën e Dinamos që nga fillimi i kampionatit).
Goli i shënuar nga argjentinasi Souza në minutën e 31-të ka vendosur fatet e takimit përmbyllës së javës së 21-të në “Qemal Stafa” dhe mund të rezultojë vendimtar edhe për fatet e titullit kampion. Kur ende nuk është mbyllur faza e parë e Superligës, të vetmet enigma në kampionat janë ato që kanë të bëjnë me ekipet që do të luajnë në kupat e Europës dhe ato që do të bien një kategori më poshtë.