Ikin nga puna 1500 mësues, rishpërndahen orët mësimore
Mësuesit e këtyre shkollave do të punojnë me një orar të ri të ngarkesës mësimore, i cili zbatohet pas vendimit të marrë për largimin nga puna të një numri të konsiderueshëm arsimtarësh.
Konkretisht bëhet fjalë për rreth 1500 mësues të ciklit parauniversitar, që do të largohen nga puna për shkak të mbarimit të kontratës. Kështu, me largimin e mësuesve që ishin të punësuar me kontratë të përkohshme, orët që do të mbeten do të plotësohen nga mësuesit që janë të emëruar definitivë në institucionin përkatës.
Në udhëzimin e ri të hartuar nga Ministria e Arsimi dhe Shkencës mbi ngarkesën mësimore përcaktohet se këta mësues do të duhet të plotësojnë detyrimisht gjatë javës rreth 22 orë mësimore në lëndën përkatëse. Ndërsa për mësuesit e arsimit të detyruar kjo ngarkesë mund të arrijë deri në 26-28 orë mësimore në javë. Zbatimi i këtyre ndryshimeve duket sikur do të çojë drejt shmangies së punësimit të mësuesve me kontrata të përkohshme apo të ashtuquajturve “mësues dispozicioni”.
Rregullorja përcakton qartë se duke filluar nga dita e hënë në të gjitha shkollat e vendit orari mësimor do të ndryshojë si pasojë e strukturës së re që do të fillojë. Tani e tutje çdo mësues, cilado qoftë lënda që ai jep, do të jetë i detyruar që plus orës së konsultimeve të detyruara të zhvillojë 22 orë mësimore javore.
Kështu, të gjitha orët e tjera mësimore të paplotësuara, por që jepeshin nga mësuesit e dispozicionit apo atyre të emëruar provizorisht, do t'u kalojnë mësuesve aktualë të shkollës për të mbushur secili prej tyre normat e përcaktuara në ngarkesën e re mësimore. Ngarkesa e re mësimore është përcaktuar në varësi të numrit të nxënësve që do të ketë secila klasë, numër i cili është i përcaktuar
Për plotësimin e normës mësimore mësuesi i shkollës 9-vjeçare ngarkohet edhe me orë mësimore jashtë profilit, pa cenuar cilësinë e procesit mësimor dhe kompetencën profesionale. Ndërkohë që mësuesve që për shkak të programit mësimor japin orë mësimore mbi normën e përcaktuar, u paguhen orë mbi normë deri në 240 orë mësimore në vit.
Pagesa e orëve suplementare bëhet sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 194, datë 22.04.1999, "Për miratimin e strukturës së pagës së punonjësve mësimorë në arsimin parauniversitar", i ndryshuar, ku përcaktohet masa e pagesës për çdo orë mësimore mbi normën e lejuar.