Topi takim kokë më kokë me Berishën dhe Ramën
Por, përpara se të mbërrijë në këto takime, kreu i shtetit do të diskutojë me ambasadorin e Spanjës në Tiranë, Manuel Montabio dhe me shefin e Komisionit Evropian në vendin tonë, Helmut Lohan.
Takimet do të nisin rreth orës 10:00 të ditës së sotme, ku në axhendë do të jetë gjetja e një zgjidhje për ngërçin politik të krijuar nga braktisja e Kuvendit nga ana e opozitës. Rreth orës 12:00, Topi do të presë në zyrën e tij, Ramën dhe pas një ore në selinë e presidencës do të mbërrijë kryeministri Berisha.
Nuk dihet ende nëse Topi ka përgatitur ndonjë plan për zgjidhjen e krizës, ndërkohë që në deklarimet më të fundit, si të Ramës ashtu edhe të Berishës, nuk ka ndonjë lëshim.
Rama i qëndron fort idesë së hapjes së kutive, gjë që kundërshtohet fort nga Berisha, me motivacionin se nuk shkelet pavarësia e gjyqësorit.