E Diel, 1 Nëntor 2026

Samuel Eto’o nis jetën si zikaltërSamuel Eto’o mbërriti në Itali si pjesë e shkëmbimit me sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimoviç, i transferuar te Barcelona në Spanjë

Sulmuesi kamerunas Samuel Eto’o nis jetën e tij si lojtar i Interit, 17-herë kampionit të Italisë. Ish-lojtari i Barcelonës kreu në Milano vizitat mjekësore dhe vetëm pasi të ketë përfunduar ritualin tradicional do të hedhë të firmën në kontratën e tij 5-vjeçare që do ta lidhë me kampionët në fuqi të  Italisë pesë vitet e ardhshme.

MORATI – Falenderimi i parë i kamerunasit shkoi për padronin e klubit zikaltër: “Dua të falënderoj presidentin Morati pasi është një njëri me shumë zemër. Jam shumë i lumtur që kam ardhur në Milano. Për mua kjo është një aventurë e re të cilën do ta shfrytëzoj në maksimum. Tashmë fillon një jetë e re dhe shpresoj që të sjell shumë sukses”.

IBRAHIMOVIÇ -  Samuel Eto’o mbërriti në Itali si pjesë e shkëmbimit me sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimoviç, i transferuar te Barcelona në Spanjë. Eto’ e di mirë se së pari duhet të hyjë në zemrat e tifozëve, por edhe t’i bëjë të harrojnë një emër të madh e prepotent si Ibra. Një detyrë e vështirë, pavarësisht se tifozët nuk janë treguar kurrë të përzëmërt me ish-numrin 8-të tyre. “Shkëmbimi me Ibrën? Shpresoj që Interi të ketë fituar  nga kjo marrëveshje. Ibrahimoviçit i uroj fat te Barcelona” .

MESAZHI - Samuel Eto’o u tregua shumë diplomat në deklarimet e tij në lidhje me shokët e rinj të ekipit:  “Mora vesh që keni fituar derbin në Amerikë (kundër Milanit). Jam shumë i lumtur për këtë sukses të rëndësishëm”, u shpreh ai. Ish-bomberi i Barcelonës u shpreh haptazi në lidhje me synimet e tij. “Objektivi im do të jetë të fitoj Ligën e Kampioneve sërish. E di shumë mirë se Interi e dëshiron prej kohësh këtë sukses dhe duhet të përpiqemi që ta realizojmë. Por gjithsesi mendoj se nuk duhet të lëmë mënjanë edhe objektivat e tjera pasi duhet ta konsiderojmë çdo ndeshje si një finale në mënyrë që të arrijmë çdo objektiv”, - tha blerja e re e Interit.

Leonardo: “Milanit i duhen përforcime”

Trajneri i Milanit, Leonardo më në fund është dorëzuar pas humbjes 2-0 me Interin dhe është shprehur se skuadra e tij ka nevojë për disa përforcime, sidomos për një sulmues dhe një mbrojtës krahu. “Kemi nevojë për sulmues dhe mbrojtës”, ka thënë Leonardo, duke përmendur emrin e Jan Klas Huntelar.

E Marte, 28 Korrik 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›