Dinamo-Vllaznia, dhe sfidë senegalezësh Diop-Gudjabi

ASA (Albania Sport Agency)- Dinamo-Vllaznia, takimi i vlefshëm për javën e 28 të Kategorisë superiore ka brenda saj edhe një sfidë specifike, pasi përballë njeri-tjetrit do të jenë dy miq të ngushtë, që kanë ardhur në Shqipëri nga i njëjti vend afrikan dhe ndajnë të njëjtin apartament në kryeqytet. Mbrojtësi i Dinamos, Diop në detyrat e tij taktike do të mbulojë sulmuesin e Vllaznisë, Goudjabi, i cili deri në muajin dhjetor 2006, luante për ngjyrën blu dinamovite.
Dinamo nuk ka mundur të shënojë asnjë gol në dy takimet e para me Vllazninë, ndërkohë që shkodranët kanë realizuar tri herë ne përballjen e fazës së parë me Bejzaden, Dalipin dhe Ahin.
( Ne foto Gudjabi me Diop)