E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta, pas Memushit do koken e MaganitTeuta fitoi ne Vlore 3-0. Ish-trajneri i Flamurtarit, Eqerem Memushi dha doreheqjen

Publikoje ne rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Të vetmen fitore në transfertë, Teuta e ka realizuar me Flamurtarin, në atë 0-3 të bujshëm në Vlorë, që provokoi edhe dorëheqjen e ish-trajnerit Eqerem Memushi e zëvendësimin e tij me peqinasin Gugash Magani.

Dy skuadrat do të përballen sërish, por në “Niko Dovana”, aty ku katër ditë më parë Teuta humbi 3-1 me Dinamon kryesuse, por ndaj Flamurtarit të vendit të fundit, kampi durrsak beson se do të regjistrojë fitoren e shtatë sezonale.

Flamurtari po kalon një tjetër periudhë të errët të historisë së tij futbollistike, madje më të zymtën, edhe pse presidenti e njëherësh kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ka investuar më shumë se kushdo tjetër (rreth 1 miliard lekë të vjetra, thuhet) për të ndërtuar një skuadër fituese, por që realiteti tregon se kuqezinjtë janë skuadra më e dobët e sezonit.

Teuta, vendi i 5-të në Kategorinë Superiore, së bashku edhe me Flamurtarin (vendi i fundit), është skuadra me më shumë humbje në 14 javët e para: 7 të tilla. Me rikthimin edhe të mesfushorit Elton Muçollari, trajneri Mirel Josa beson se ndaj Flamurtarit me pesë mungesa dhe në krizë rezultatesh do t’ia dalë të fitojë për të synuar rikthimin në zonën europiane, ku aktualisht është 3 pikë më larg se Tirana e vendit të tretë (22 pikë).

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 15

16.12.2009
13:00 Gramozi-Skënderbeu
13:00 Apolonia-Laçi
13:30 Dinamo-Vllaznia
13:30 Kastrioti-Shkumbini
13:30 Teuta-Flamurtari

17.12.2009
13:30 Besa-Tirana

RENDITJA

1 Dinamo   14  38
2 Besa   14  26
3 Tirana   14  22
4 Apolonia  14  21
5 Teuta   14  19
6 Shkumbini  14  18
7 Laçi   14  17
8 Kastrioti  14  16
9 Vllaznia  14  15
10 Skënderbeu  14  14
11 Gramozi  14  12
12 Flamurtari  14  11

BALLË PËR BALLË
TEUTA-FLAMURTARI
Ndeshje:    126
Fitore Teuta:   34
Barazime:    46
Fitore Flamurtari:  46
Golat:    143-112
Faza e parë: Flamurtari-Teuta 0-3

APOLONIA-LAÇI
Ndeshje:    16
Fitore Apolonia :   6
Barazime:    3
Fitore Laçi:   7
Golat:    21-23 
Faza e parë: Laçi-Apolonia 3-2

DINAMO-VLLAZNIA
Ndeshje:    124
Fitore Dinamo:   48
Barazime:    41
Fitore Vllaznia:   34
Golat:    162-116
Faza e parë: Vllaznia-Dinamo 0-0

KASTRIOTI-SHKUMBINI
Ndeshje:    9
Fitore Kastrioti :   2
Barazime:    3
Fitore Shkumbini:  4
Golat:    5-6
Faza e parë: Shkumbini-Kastrioti 1-0

BESA-TIRANA
Ndeshje:    126
Fitore Besa:   16
Barazime:    41
Fitore Tirana:   69
Golat:    108-211
Faza e parë: Tirana-Besa 1-1


Numri i klikimeve - 123
  E Marte, 15 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›