E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deda dështon në debutimin me Vllazninë

Shkodër - Dervish Haxhiosmanoviç e ka filluar me një barazim aventurën e tij të pestë tek Vllaznia e Shkodrës. Ndeshja Vllaznia-Bylis është mbyllur në barazim pa gola, duke i hequr mundësinë Vllaznisë të jetë bashkëkryesuese me Tiranën.

Shkodranët e drejtuar nga “Deda” nuk kanë treguar asgjë në këtë takim, duke mos arritur dot të ruajnë hapin e Tiranës. Vlaznia pas 23 javësh ka arritur të grumbullojë 42 pikë, dy më pak se Tirana kryesuese. Ndërsa, Bylisi ngjitet në kuotën e 21 pikëve, duke mbetur sërish në vendin e parafundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›