E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo dhe Partizani derb pas derbi, synimet jane te kunderta

Derbi Dinamo-Tirana, per rivalitetin mes tyre dhe nivelin e larte te lojes qe paraqiten, solli interesimin e tifozeve te shumte ne shkallet e stadiumit "Qemal Stafa". Por java e pare pati nje interes ne te gjitha ndeshjet e tjera, qe u shoqeruan edhe me rezultate surprize. Nje ish-trajneri i njohur i kombetares sone dhe i disa ekipeve te Kategorise Superiore, Asrtit Hafizi, e sheh ndeshjen e radhes derbi, mes partizanit dhe Dinamos, si shume interesante, edhe pse ekipet jane ne pozita te ndryshme. "Ne ndeshjen e fundit Dinamo, edhe pse e humbi derbin tregoi nivel te larte loje" - tha Hafizi. "Dinamos nuk i jane pershtatur lojtaret qe jane afruar gjate merkatos se dimrit. Nje pjese e mire e tyre, duke mos u pershtatur me lojen, i dhane mundesi Tiranes te fitonte ne pjesen e dyte" - shprehet Hafizi. Sipas Hafizit, Dinamo gaboi ne administrimin e lojes, pasi shenoi dy here, ne pjesen e pare dhe mund te kishte fituar, por Tirana ishte me e organizuar dhe tregoi agresivitetin e duhur ne pjesen e dyte, c'ka solli fitoren e saj ne derbi. Por, sot ne "Qemal Stafa", kundershtari i Dinamos do te jete Partizani, qe po kalon nje krize financiare, por sipas Hafizit ekipi eshte i lidhur ngushte me tifozet dhe karakteri eshte arma me e forte e te kuqve. "Ka nje lidhje shpirterore mes ekipit te Partizanit dhe lojtareve. Fitorja ne Ballsh tregoi karakterin e larte te ketij ekipi, me histori dhe me shume tifoze ne Shqiperi", - shprehet Hafizi. Pervec, ndeshjes Dinamo-Partizani, pritet me interes sfida qe do te luhet ne Shkoder, ku perballe Vllaznise do te vihet Besa e Kavajes. Per ekipin kryeses, Hafizi shprehet se ka luhatje te dukshme, sidomos ne javet e fundit. Ne Peqin eshte e veshtire fitorja, por Vllaznia nuk ka treguar te njejten loje, ne dy javet e fundit, duke vene keshtu ne rrezik objektivin final.

Kategoria Superiore, (sot ora 14.00)

Apolonia- Bylis

Lushnja- Elbasani

Vllaznia- Besa

Tirana - Shkumbini (neser)

Partizani- Dinamo

Flamurtari- Teuta


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›