Federatat sportive, emra te rinj
Zgjedhjet ne asamblete zgjedhore te federatave te ndryshme sportive jane vleresuar si te vonuara nga ana e MTKRS-se. Keshtu, asamblete e federatave sportive duhet te kishin mbyllur para dhjetorit zgjedhjet dhe duhet te kishin zgjedhur drejtuesit e rinj, por per shkak te problemeve te ndryshme puna ka ngecur dhe eshte vonuar disa muaj. Gjate diteve te fundit, ne Federaten e Peshengritjes, Shahut, Mundjes, Atletikes, Gjimnastikes jane zhvilluar zgjedhjet. Ato pritet te perfundojne ne te gjitha federatat e tjera, ne monitorimin e MTKRS-se. Ne zgjedhjet e reja qe jane zhvilluar keto dite kane ndryshuar shumica e emrave qe kane drejtuar Federatat e Sportit. Sakaq, debatet kane qene te shumta, ne zgjedhjet e tyre.