Dinamo e Vllaznia, “kokulur” para kundërshtarëve
Statistikat janë kundër ekipeve shqiptarë në raport me ato skandinave. Blutë do të nisen sot drejt Finlandës, ndërsa shkodranët drejt Irlandës
Më datën 2 korrik nis aventura e dy prej katër skuadrave shqiptare që marrin pjesë këtë vit në dy kompeticionet evropiane, Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës. Dy të parat janë Vllaznia dhe Dinamos, që do të luajnë jashtë përkatësisht në Irlandë, kundër Sligo Rovers dhe në Finlandë, kundër FC Lahti. Megjithëse si kuqeblutë shkodranë ashtu dhe blutë kryeqytetas kanë një eksperiencë të madhe ndërkombëtare, statistikat (si gjithmonë tepër kokëforta), nuk premtojnë shumë kundër nordikëve dhe skandinavëve. Tri fitore në 28 ndeshje, duke filluar nga ajo e edicionit 1962-1963, për Kupën e Kampioneve Norçeping (Suedi)-Partizani (2-0, 1-1) e përfunduar në takimin e fundit, të vlefshëm për Ligën e Kampioneve 2002-2003, Brondbi (Danimakë)-Dinam (4-0, 1-0). Vetëm 3 fitore në 28 ndeshje. Është vërtet shumë pak, kur në Europë kanë luajtur ekipet më të mira shqiptare. Partizani, Tirana (dikur “17 Nëntori”) dhe Teuta, respektivisht ndaj suedezëve të Atvidabergs dhe Hamarbi, si dhe finlandezëve të TPS Turku kanë sigluar të vetmet fitore, që të tria në fushën tonë përgjatë 47 vjetëve pjesëmarrje në kompeticionet evropiane. Duke marrë parasysh statistikat, Tirana dhe Dinamo as që duhet ta mendojnë kualifikimin për në turin tjetër eliminator në Ligës së Kampioneve dhe të Ligës së Europës. Por inkurajues është fakti se përballë do të kenë dy skuadra që jo vetëm lundrojnë në “ujëra të turbullta” për momentin në kampionatet vendëse, por kanë edhe një eksperiencë të vakët në Kupat e Evropës. Më shumë se gjysma e Superligës 2008-2009 është ndeshur me një skuadër nordike (suedeze, finlandeze, norvegjeze ose daneze). I pari ka qenë Partizani, i cili është përballur me suedezët e Norrkoping në sezonin 1962-1963, kur pasi barazoi në ndeshjen e parë në “Qemal Stafa” 1-1, u mund në Suedi me rezultatin 2-0. Në Kupën e Kupave 1970-1971 Partizani arriti të eliminojë Atvidabergs të Suedisë (2-0, 1-1). 10 vjet më vonë Partizani do të ndeshej me suedezët e Malmos, të cilët u kualifikuan për në turin tjetër falë një goli të shënuar në fushën e tyre (1-0 në Suedi, 0-0 në Tiranë). Hera e parë që Tiranës, nën siglën 17 Nëntori, i është dashur të ndeshet me një skuadër nordike ka qenë në sezonin 1966-1967. Por asokohe regjimi nuk lejoi udhëtimin e skuadrës drejt Norvegjisë, ku do të përballej me Valerengen. Për këtë arsye, UEFA i dha fitoren në tavolinë 2-0 si në Norvegji dhe në Tiranë Valerengen, duke eliminuar 17 Nëntorin. 20 vjet më pas, më 1988-1989, po në Kupën e Kampioneve, 17 Nëntori pasi kaloi turin e parë, i ra të ndeshej me Goteborgun. Që të dyja takimet u fituan nga suedezët 0-3 në Tiranë, 1-0 në Goteborg. Ndërkohë që 17 Nëntori ka luajtur edhe dy herë të tjera ndaj skuadrave skandinave, por në Kupën e Kupave. Në 1983-1984 bardheblutë fituan takimin e parë në Tiranë 2-1 ndaj Hamarbit, por humbën 3-0 në ndeshjen e kthimit. Më pas më 1986-1987, barazoi me Malmo 0-0 në “Qemal Stafa” dhe u mund 2-0 në ndeshjen e dytë. Vlonjatët e Flamurtarit (skuadra më e famshme shqiptare në Europë) janë ndeshur dy herë në historinë e tyre me skuadra nordike. Në 1985–1986 Flamurtari merrte pjesë në Kupën e Kupave dhe përballej me Helsinkin (1–2, 3-2), që të dyja takime të fituara nga finlandezët. Ndërsa në 1991-1992 vlonjatët u eliminuan sërish nga Goteborgu, por ketë herë falë golit në fushë të huaj. Takimi në Suedi pati përfunduar 0-0, ndërsa ai i kthimit në Tiranë, 1-1. Ekipet e vetme që kanë mundur të gjunjëzojnë skandinavët janë Besa e Kavajës dhe Teuta e Durrësit. Verdhezinjtë në daljen e tyre të parë në Evropë, më 1972–1973, në Kupën e Kupave, eliminuan Fremad Amager falë golit në fushë të huaj (0-0 në Shqipëri, 1-1 në Danimarkë). Ndërsa Teuta eliminoi finlandezët e TPS Turku më 1995-1996 (3-0 në Shqipëri, 1-0 në Finlandë). Tri skuadrat e fundit që kanë provuar të eliminojnë nordikët janë Elbasani (Labinoti), Vllaznia dhe Dinamo. Shkodranët u mundën në të dyja takimet me të njëjtin rezultat 1-0 nga RoPS. Ndërsa verdheblutë dhe dinamovitët janë eliminuar respektivisht nga Lingbi më 1984-1985 dhe nga Brondbi më 2002-2003, që të dyja takime për kualifikimet e Champions League. A do të munden Dinamo apo Vllaznia të kthehen me fitore në shtëpi, apo a do të arrijnë të kualifikohen për në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës, atje ku merr pjesë edhe Flmurtari si fitues i Kupës së Shqipërisë (do të përballet me fituesen e çiftit Moteruell-Lanel), kjo është një çyshtje që do të mbyllet pas 180 minutave lojë, apo dhe ndoshta edhe më shumë. Le të presim 2 dhe 9 korrikun.
EKIPET SHQIPTARE
NDAJ SKANDINAVEVE
1962-1963/ Kupa e Kampioneve
Norçëping (SUE)-Partizani 2-0 1-1
1970-1971/ Kupa e Kupave
Partizani-Atvidabergs (SUE) 2-0 1-1
1972–1973/ Kupa e Kupave
Besa-Fremad Amager (DAN) 0-0 1-1
1980-1981/ Kupa e Kupave
Partizani-Malmo FF (SUE) 0-0 0-1
1983-1984/ Kupa e Kupave
17 Nëntori-Hamarbi (SUE) 2-1 0-3
1984-1985/ Kupa e Kampioneve
Labinoti-Lyngby (DAN) 0-3 0-3
1985–1986/ Kupa e Kupave
Flamurtari-Helsinki (FIN) 1–2 2-3
1986-1987/ Kupa e Kupave
17 Nëntori-Malmo FF (SUE) 0-0 3-0
1987-1988/ Kupa e Kupave
Vllaznia-RoPS (FIN) 0-1 0-1
1988-1989/ Kupa e Kampioneve
17 Nëntori-Goteborg (SUE) 0-3 0-1
1991-1992/ Kupa e Kampioneve
Goteborg (SUE)-Flamurtari 0-0 1-1
1995-1996/ Kupa e Kupave
Teuta-TPS Turku (FIN) 3-0 0-1
2002-2003/ Kupa e Kampioneve
Brondbi (DAN)-Dinamo 4-0 1-0
Bilanci: 28 ndeshje; 3 fitore, 8 barazime, 17 humbje. Golat: 13:40
30 Qershor 2009