E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totenhemi kërkon Lorik Canën



Nuk ka ditë që të mos dalë një ekip që kërkon shërbimet e Lorik Canës. Mesfushori shqiptar pas këtër sezoneve me Olimpikun e Marsejës, tashmë duket më pranë se largimit. Sinjali i fundit vjen nga Premier Liga dhe pikërisht nga Totenhemi. Lajmi jepet nga gazeta britanike “Daily Telegraf”, që thekson se trajneri Herri Redknap, do të dëshironte shumë ta kishte nën urdhrat e tij mesfushorin shkatërrues shqiptar. Në fakt, Loriku e përtëriti kontratën në janar të vitit 2008 me një afat skadimi në fund të sezonit 2012. Gjithsesi, kjo nuk përbën një problem. Çmimi që duhet paguar është 7 milionë euro, ndërkohë që pak ditë më parë Hamburgu propozoi vetëm 6 milionë euro, të cilat u refuzuan nga nënkampionët e Francës. Lorik Cana (25 vjeç, 27 ndeshje në Ligën 1 këtë sezon, një gol) është kërkuar së fundi edhe nga Volfsburgu, kampioni aktual i Bundesligës gjermane.

30 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›