E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo e do Mutun

Dinamo Kiev do ta mirëpriste transferimin e mundshëm të sulmuesit rumun Adrian Mutu, në kampionatin ukrainas.

“Mutu po kalon momente mjaft të vështira, por është një futbollist i shkëlqyeshëm. Në të ardhmen dëshiroj ta shoh duke luajtur për Dinamo Kiev”, ka thënë për mediet rumune presidenti i klubit ukrainas, Igor Surkis.

Ky i fundit ëndërron që sulmi i Dinamos të përbëhet nga, sipas tij “dyshja e frikshme “Mutu-Shevchenko”. Sulmuesi ukrainas i është bashkuar Dinamos gjatë verës që shkoi nga Chelsea.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›