E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emirates, sponsor i rëndësishëm

Milan ka prezantuar të premten zyrtarisht sponsorin e ri, Emirates, që do të shfaqet në fanellat e Milanit nga 1 korriku 2010 deri më 30 qershor 2015, një kontratë kjo me një vlerë prej 60 milionë eurove, plus bonuseve që janë të lidhura me rezultatet e ekipit.

“Është një sponsorizim mjaft i rëndësishëm në një moment si ky. Milan është lidhur me dy sponsorë me vlerë të madhe botërore. Emirates deri më 30 qershor 2015 dhe Adidas deri më 30 qershor 2017. Me Emirates nuk kemi biseduar kurrë për shitjen eventuale të klubit, e as për ndërtimin e ndonjë stadiumi”, ka thënë zëvendëspresidenti, Adriano Galliani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›