E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lë Notts Countyn, shkon në Botëror?

Sven Goran Eriksson ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit gjeneral të Notts Countyt, njofton klubi nga Nottingham.

Trajneri suedez, i cili i kishte udhëhequr disa skuadra italiane dhe përfaqësuesen e Anglisë e të Meksikës, ka dhënë dorëheqje për shkak të disa ndryshimeve që janë bërë në pronësinë e klubit anglez.

Notts Country njihet si njëri prej klubeve më antike në histori të futbollit anglez, ndërsa renditet në pozitën e shtatë në League Two (Liga e katërt).

Ndërkohë, menjëherë pas këtij largimi, në drejtim të suedezit kanë arritur ofertat.

E përditshmja angleze Daily Mirror shkruan se janë dy kombëtare të interesuara për ish trajnerin e Lazios: bëhet fjalë për Korenë e Veriut dhe Nigerinë, të cilat janë të gatshme ta presin duar-hapur suedezin për t’i udhëhequr në botërorin Afrika e Jugut 2010.

Për momentin nuk ka përgjigje nga ana e menaxherit të Eriksson, por më gjatë suedezi do të jetë pjesë e Botërorit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›