E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo humbet rastin e artë Për 17-herë kampionët ky ishte barazimi i pestë në dhjetë takime. Trajneri i Flamurtarit, Edmond Liçaj e nis aventurën e tij me pikë. Ne tribune ishin dhe trajneri i Kombetares, Ari Han e ndihmesit e tij

Edmond Liçaj bëri një debutim të suksesshëm në bankinën vlonjate, teksa Flamurtari i tij mori një pikë të artë në barazimin 1-1 me Dinamon në kryeqytet, ndaj kampionëve në fuqi të drejtuar nga kroati Zllatko Daliç. Pas një pjesë të parë pa shumë emocione në "Selman Stërmasi" (shumë pak shikues), dy golat e këtij takimi u realizuan në fraksionin e 200 sekondave lojë. Sabino Plaku realizoi për Dinamon në minutën e 81-të (goli i tij i pestë sezonal), ndërkohë që për Flamurtarin u kundërpërgjigj ish-i Eleandro Pema në të 83'. Dinamo me barazimin befasues në Tiranë, i pesti në dhjetë takime, humbi jo vetëm mundësinë e artë për t'u barazuar me pikë me bardheblutë (të cilët humbën nga ana e tyre me Elbasanin 1-0), por tashmë gjenden në vendin e katërt. Për Flamurtarin (tani 12 pikë), kjo ishte pika e pestë në transfertë nga 18 të mundshmet.

E Diele, 09 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›