Mundet Tirana, rihapet kampionati Tirana pësoi humbjen e parë në kampionat. Perpara ndeshjes u mbajt nje minute heshtje per vdekjen e ish-presidentit te Tiranes, egjiptianit El Sajed. Diferenca me ndjekësit, Vllaznia e Shkumbini është red

Migen Memelli i kishte të gjitha mundësitë për t'i dhënë Tiranës një pikë të çmuar në transfertën e humbur ndaj Elbasanit (1-0), por gjuajtja ne minuten e fundit e ish-sulmuesit të Gais në Suedi goditi traversën e portës së mbrojtur nga Alfred Osmani. Verdheblutë e Mirel Josës korrën një fitore me shumë vlera, pikërisht në një javë përgatitjesh me shumë probleme e polemika në kampin e presidentit Laze. Oriand Abazaj, një ish-sulmues i Tiranës gjatë sezonit të kaluar, i ndëshkoi 23-herë kampionët në minutën e 17-të, goli që mjaftoi për t'i shkaktuar humbjen e parë sezonale Tiranës (luajti me shirit te zi) në dhjetë javët e para të kampionatit. Dhjetë minuta përpara përfundimit të takimit Skerdi Bejzade i Elbasanit humbi një rast shumë të mirë për gol, duke mos shënuar dot në portën bosh.
Tashmë kampionati është rihapur plotësisht. Duket qartë se Tirana nuk është më ajo e frikshmja e javëve të para, teksa në tri ndeshjet e fundit ka marrë vetëm dy pikë. Edhe pse vazhdon të sundojë Kategorinë Superiore, por tashme me vetëm një pikë më shumë se Vllaznia e Shkumbini (të dyja nga 18 pikë).
Elbasani - Tirana 1 - 0
Shënues: Abazaj 17′
Elbasani: A.Osmani, Beqiri (Mehmetaj 74′), Sheta, Kacollja, Vrapi,
Merxha, Bakalli, Kaçuli (Hyshmeri 46′), Lako, Bejzade (Kazanova 80′),
Abazaj. Trajner: Mirel Josa.
Tirana: Nallbani, Dabulla (D.Xhafa 74′), Lila, T.Osmani, Abraham,
Muzaka, Agolli (Deliallisi 84′), Pezo, Sefa (Metani 73′), Devolli,
Memelli. Trajner: Blazhe Slishkoviç.
Gjyqtarë: T.Latifi, R.Zhuli, P.Goxhaj (Gjirokastër).
Kartonë të verdhë: Kacollja, Nallbani
E Diele, 09 Nentor 2008