E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dinamo: ikën Nevil Dede, vjen Dritan Mehmeti

Nevil Dede nuk është më trajner i Dinamos, në vendin e tij është emëruar Dritan Mehmeti. Githçka si pasojë e rezultateve të fundit të skuadrës, e cila ka lëshuar vendin e parë në renditje. Pas humbjes ndaj Tomorit ishte e qartë se situate nuk ishte e mirë dhe se mund të kishte ndryshime nga momenti në moment. Dita e sotme ka konfirmuar gjithçka dhe klubi ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Deden dhe emërimin e Mehmetit në vendin e tij. Bashkë me Mehmetin në staf do të jetë dhe ish-kapiteni i bluve, Luan Pinari.

Njoftimi i klubit:

FC Dinamo njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Nevil Dede.

Tekniku 48-vjeçar nuk do të jetë më në krye të pankinës blu pas marrëveshjes së dyanëshme të arritur mes palëve.

FC Dinamo e falenderon trajnerin Dede për kontributin e dhënë gjatë këtyre muajve në stolin dinamovit dhe i uron suksese në vazhdimësi.

Dritan Mehmeti është trajneri ynë i ri.

FC Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e 43-vjeçarit në krye të 18 herë kampionëve të Shqipërisë.

Mehmeti ka qenë edhe më herët pjesë e Dinamos si lojtar dhe trajner, duke drejtuar në fillimet e tij edhe skuadrat tona të moshave.

Me emërimin e trajnerit Mehmeti, presidenti Adrian Bardhi plotëson edhe një dëshirë të tifozerisë dinamovite për të pasur në drejtim të skuadrës dikë që e njeh mirë ambientin dhe vlerat e klubit.

Në këtë rrugëtim me qëllim rikthimin mes më të mirëve, pjesë e stafit do jetë një tjetër ish-lojtar dhe kapiten i yni, Luan Pinari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›