Dinamo kalon Bylisin mes sherreveTakimi në fushën sportive “Skënder Halili” u karakterizua jo pak herë nga momente tensioni, sherr masiv e karton të kuq.

Publikoje ne rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Dinamo mori revanshin ndaj Bylisit, duke fituar ndeshjen e kthimi thellësisht 3-0, që edhe çoi rezultatin e përgjithshëm në shifrat 3-1, por takimi në fushën sportive “Skënder Halili” u karakterizua jo pak herë nga momente tensioni, sherr masiv e karton të kuq.
NDESHJA
Bylisi fitoi 1-0 në “Adush Muça” me një gol të realizuar nga Armando Gega në minutën e 27-të, në takimin e vetëm historik midis dy klubeve në Kupën e Shqipërisë, kështu që Dinamo i dyhet të fitonte patjetër me dy gola diferencë. Ish-lojtari i Bylist, Gentjan Muça, shënoi i pari për Dinamon në minutën e 21-të, duke barazuar qetësuar trajnerin Shkëlqim Muça. Në minutën e 43-të ndodhi edhe momenti i parë i dukshëm i tensionit, kur lojtari i Dinamos, Elis Bakaj u përfshi në një sherr me lojtarë të Bylisit, aq sa u desh ndërhyrja e policisë për të venë rregull në fushë. Në minutën e 70-të, mbrojtësi serb i Dinamos, Marko Putincanin goditi me kokë një lojtar të Bylisit, duke u ndëshkuar me karton të kuq. Fundi i takimit ishte aq sa emocionues, aq edhe i mbërthyer nga tensioni e nervozizmi. Pas golit të dytë të Dinamos të realizuar nga Elis Bakaj në minutën e 86-të, zëvendëstrajneri i Bylisit u kap keq me drejtuesit bankinës së Dinamos. Argjentinasi Rafael Soza mbylli llogaritë e ndeshjes në minutën e 88-të, duke i siguruar ekipit të tij kalimin për herë të 44-të në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.
KUALIFIKIMET
Përsa u përket kualifikimeve direkt midis dy skuadreave, në përnalljen e parë u kualifikua Dinamo
RRUGA
Në rrugën drejt çerekfinaleve, në turin e parë Dinamo u Muçës u kualifikua pas dy fitoreve me Mamurrasin (3-2, 2-0) të Kategorinë e Dytë. Në turin e dytë eliminoi Bylisin: humbi 1-0 në Ballsh dhe fitoi 3-0 në Tiranë. Në turin e tretë, Dinamo do të përballet me Shkumbinin. Takimi i parë do të luhet në Peqin, më 3 shkurt 2010, ndërsa ai i kthimit më 17 shkurt.
NDESHJET E KTHIMIT
DATE 09.12.2009
GRUPI A
Dinamo-Bylis 3-0 (0-1)
Muça 21’, Bakaj 86’, Soza 88’
Karton i kuq: Putincani 70’
Rezultati i përgjithshëm: 3-1
Kualifikohet: Dinamo
DINAMO
Pjesëmarrëse: 52 edicione
Në çerekfinale: 44 herë
Në gjysmëfinale: 30 herë
Në finale: 18 herë
Fituese: 13 herë
Finale të humbura: 5 herë
Numri i klikimeve - 2
E Enjte, 10 Dhjetor 2009