E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keqardhja e Del Pieros: Jemi të gjithë fajtorë

“Nuk ka një fajtor të vetëm, të gjithë jemi fajtorë. Është e vështirë të gjesh fjalët, sepse në raste të tilla ka shumë pak për të thënë”. Aleks Del Piero e komenton kështu eliminimin e turpshëm të bardhezinjve nga Bajerni i Mynihut.

“Sigurisht që nuk jam i kënaqur me lojën time dhe as me atë që ndodhi mbrëmë. Megjithatë, tani nuk mund të bëjmë asgjë”, shtoi sulmuesi i “Zonjës”.

Ai theksoi se ekipi duhet të bëjë ndryshime, në mënyrë që të përmirësojë lojën: “Duhet të rregullojmë disa gjëra, për t’ia rinisur pas një humbjeje të tillë. Nuk ka rëndësi se kush është më shumë apo më pak fajtor, të gjithë jemi, në të njëjtën masë, pa përjashtim”.
 

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›