E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali nuk kursen as Marsejën

Kristiano Ronaldo kaloi 9-herë Kampionët e Europës në epërsi që në minutën e pestë, pasi realizoi një supergol nga distanca me goditje dënimi. Por avantazhi i spanjollëve ka zgjatur vetëm gjashtë minuta, pasi në të 11-ën është Luço Gonzalez ai që barazon shifrat.

Në minutën e 15-të të pjesës së dytë Reali dyfishon me anë të Raul Albiol. Vendasit kishin mundësinë më të mirë për të barazuar dhe për të shpresuar në një fitore që do t’i kualifikonte (në të njëjtën kohë Milani barazonte 1-1 ndaj Zyrihut).

Por Luço Gonzalez nuk tregohet i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke goditur tranversën. 10 minuta para fundit është sërish Kristiano Ronaldo që shënon përsëri, duke mbyllur gjithçka në grupin C.

Reali i Madridit del në vend të parë me 13 pikë dhe pas tij Milani me nëntë. Ndërkohë që Olimpiku i Marsejës mbetet në kuotën e shtatë pikëve dhe siguron një vend në Ligën e Europës.

Olimpik Marsejë 1 – 3 Real Madrid, (L.Gonzalez 11’ / Ronaldo 5’, 80’, Albiol 60’)

Olimpik Marsejë (4-4-2): Mandanda; Bonart, Diavara, Heinze, Taivo; Sise (Kone 62’), Abriel, Sheiru, L.Gonzalez; Brandao (Morientes 77’), Niang (Valbuena 67’). Trajner: Deshamps

Real Madrid (4-4-2): Kasiljas; S.Ramos, Pepe, Albiol, Arbeloa; Alonso (Diarra 77’), L.Diarra, Marselo, Van Der Vart (Raul 71’); Ronaldo, Higuain (Benzema 62’). Trajner: Pelegrini

Gjyqtar: Stark (Gjermani)

Kartonë të verdhë: Heinze, Brandao / Kasiljas, Alonso, Higuain

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›