E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions, sot “apeli” i fundit për Interin

Kampionët e Serisë A vijnë në këtë sfidë me mungesën e Kivu, i skualifikuar. Por rikthehet Shnajder në mesfushë, një “armë” më tepër në dispozicion të Hoze Mourinjos. E vetmja dilemë për trajnerin portugez është zgjedhja midis Tiago Motës dhe Muntarit.

Ndërkohë që në kampin rus do të mungojë mesfushori Bukarov për shkak të një dëmtimi. Në stadium do të jenë rreth 55 mijë tifozë, të cilët do të vendosen në dy katet e para, kurse kati i tretë do të jetë në dispozicion të 6 mijë fëmijëve që vijnë nga shkollat e futbollit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›