Dinamo kunder Lacit Objektivi 1

Lideri i Superliges Dinamo do te perballet te shtunen me Lacin e vendit te tete me te cilen e ndan nje diference prej -12 pikesh te arritur ne nente javet e para.
Me shtate fitore ne nente ndeshje dhe me rivalet e saj me te afert Skenderbeu dhe Flamurtari qe perplasen midis tyre ne Vlore ndeshja kunder kurbinasve shihet si nje mundesi arratisjeje per kampionen ne fuqi Dinamon 22 pike.
Gjithsesi statistika e fundit ne Qemal Stafa eshte e hidhur per Dinamon 4-2 per Lacin edhe pse fitorja e kurbinasve ishte pjese e skenarit te bamiresise se bluve.
Dinamo pervec humbjes me Flamurtarin ne javen e pare 0-1 ne kryeqytet ka deshmuar se eshte skuadra me e forte e kampionatit shqiptar dhe favoritja kryesore per te fituar Kampionatin e 72-te Kombetar cka do ta bente trajnerin argjentinas Luis Manuel Blanko te pezulluar edhe kete jave teknikun e dyte te huaj qe do te fitonte nje kampionat ne Shqiperi pas malazezit Dervish Haxhiosmanovic qe nga ana e tij fitioi kampionatin me Vllaznine ne sezonin 2000-2001.
Dinamo deshmoi ne Kruje se eshte e afte te perballoje cdo kundershtar dhe ndeshja kunder Lacit shihet si nje tjeter test kualidimi perpara se 18 here kampionet e Shqiperise te sfidojne Skenderbeun ne Korce ne javen e fundit te fazes se pare.
Pa mbrojtesin e forte Elton Doku dhe golashenuesin me te mire te skuadres Nexhmedin Selimin 4 gola trajneri Stavri Nica do ta kete te veshtire te peballoje sulmin e fuqishem te Dinamos te perbere nga Bakaj-Martinena se bashku kane shenuar 10 nga 16 golat e skuadres por dhe te ngacmoje porten dinamovite 7 gola te pesuar ne 9 jave.
Laci qe humbi per 9 jave dhe presidentin Pashk Laskaj pas grushteve ndaj maqedonasit te Skenderbeut Borce Ristevskit eshte njera nga gjashte skuadrat qe nuk ka fituar jashte duke regjistruar 4 humbje ne 5 ndeshje.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte 05 Nentor 2010