E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo, me premtuese ne Evrope

Aranit Muraci

Me shume vonese dhe me pak shanse, per te shenuar nje sukses te mundshem ne kompeticionet evropiane. Kater ekipet tona, pjesemarrese ne Kupat e Evropes, Tirana, Flamurtari, Vllaznia dhe Dinamo nuk kane shpallur ende nje objektiv, per ne Evrope. Madje disa prej tyre ende nuk kane nisur fazen pergatitore te veres, ne nje kohe qe ndeshjet evropiane po afrojne, cka do te thote se shanset per te shenuar nje sukses te mundshem do te jene me te pakta, se me pare.

Dinamo

Dinamo pas sezonit te kaluar, kur luajti ne "Champions" dhe deshtoi ne turin e pare, duke u mundur nga nje ekip i Bosnje-Hercegovines, eshte ekipi qe premton me shume ne kete sezon, per te korrur nje sukses te mundshem. Dinamo do te luaje ne 2 dhe ne 7 korrik ndeshjet e turit te pare paraeliminator dhe me 16 dhe 23 korrik do te luhen ndeshjen e turit te dyte. Blute kryeqytetas synojne te kalojne dy turet e pare. Nen drejtimin e trajnerit Shkelqim Muca, Dinamo ka nisur shume me heret pergatitjet dhe eshte mjaft aktive ne merkato. Pervec Endri Vrapit, Erbim Fagut dhe Bekim Kulit, ne planet e Dinamos jane edhe disa lojtare te tjere te shquar te kampionatit tone, si dhe me pak te huaj. Pervec nje suksesi evropian, Dinamo do te kerkoje qe ne edicionin e ri futbollistik te rikthehet te titulli kampion, qe sipas planeve te klubit, do te jete alternative e vetme.

Vllaznia

Nje vit me pare Vllaznia ishte ekipi i vetem qe kaloi nje tur te Liges se Kampioneve, ne fazen paraeliminatore. Shkodranet eliminuan sllovenet e Koperit. Ne turin e dyte u ndeshen me ekipin e madh te Seria A, Napolin. Kuqeblute nuk kishin aq forca sa per te konkurruar nje nder ekipet me te mira te Italise, gjithsesi edhe ne kete sezon ata do te tentojne te kalojne dy turet e para, kjo edhe ne varesi te shortit. Te pakten kualifikimi ne turin e dyte eshte objektiv i shpallur prej trajnerit qe mori keto dite ne dore fatet e skuadres shkodrane. Hasan Lika i kerkoi presidentit, Valter Fushaj, qe te perforcoje brenda pak diteve ekipin, para se te nise faza pergatitore, ne vigjilje te ndeshjes se pare evropiane. Sakaq behet e ditur se presidenti Fushaj ka ne plan qe te afroje lojtare cilesore, mes te cileve eshte edhe Hamdi Salihi, bomberi shkodran i Riedit, apo te tjere futbolliste te dalluar qe deshirojne te largohen nga ekipet e meparshme.

Tirana

Tirana mungoi nje vit me pare ne Kupat e Evropes, duke shenuar nje prej deshtimeve me te medha ne historine e klubit. Por pas perfundimit te ketij sezoni, Tirana fitoi titullin kampion dhe pret qe te luaje ne turin e dyte paraeliminator te Liges se Kampioneve. Refik Halili do te financojne edhe kete vit ekipin ekipin, ne baze te marreveshjes qe nenshkroi me klubin bardheblu. Kryeqytetasit do te luajne ne turin e dyte, ne 15 korrik dhe synimi i tyre eshte qe te kalojne medoemos ne turin tjeter. Kjo do te varet nga ecuria qe do te kete ekipi dhe menyra e ndertimit te skuadres, qe pritet te nise pak dite me vone, fazen pergatitore te veres.

Flamurtari

Edhe Flamurtari do te luaje ne turin e dyte paraeliminator te Europa Liges. Vlonjatet, fitues te Kupes se Shqiperise kane nisur pergatitjet, por nuk jane treguar ende aktive ne merkato. Sekretari i klubit, Geri Cipi theksoi se kontingjenti do te ruhet dhe ne planet e vlonjateve jane disa lojtare te tjere, qe do te perforcojne skuadren per te shenuar nje sukses te mundshem evropian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›