E Diel, 1 Nëntor 2026

Nallbani nuk terhiqet, tek Tirana per rekorde te tjera

Portieri i Tiranes, Blendi Nallbani ka luajtur deri tani 410 ndeshje ne Kategorine Superiore. Ai debutoi ne vitin 1986/87, kur edhe fitoi titullin e pare si portieri i pare i Partizanit. Ne vitin 2008/09, portieri i njohur me nofken "Tata", fitoi titullin numer nente ne karriere, duke kaluar Nevil Deden, qe kishte fituar me shume trofe me kete ekip. Ne fund te ketij edicioni Nallbani eshte shprehur i entuziazmuar per sigurimin e trofeut dhe nuk eshte terhequr ende nga futbolli, pasi synon qe dhe kete vit te vijoje me te njejtin ekip, per te shenuar suksese te tjera, qe do te thote se rekorde te tjera per nje prej portiereve me te njohur ne historine e futbollit evropian. "Ishte titulli me i mire qe kam siguruar ne karriere", - theksoi Nallbani per suksesin e fundit. "Kemi qene ne presion gjate gjithe vitit. Tifozet e dinin se ne ishim skuadra me e forte, ndaj edhe duhet te shpalleshim kampione", - shprehet Nallbani qe deshiron te vijoje me suksese te metejshme ne radhet e Tiranes. 39-vjecari i portes bardheblu, synon qe te pershihet ne planet e ekipit.

Konfirmimi

Migen Memelli shenoi 22 gola me Tiranen dhe u shpall golashenuesi me i mire i kampionatit, por ai erdhi ne forme huazimi ne kryeqytet, ashtu si edhe Ansi Agolli, mesfushori i kombetares sone. Pritet konfirmimi i dy lojtareve tek Tirana.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›