Zbulohet hashash ne 11 parcela, korren 512 rrenje
Policia e Vlores zbuloi dje, parcela te mbjella me hashash dhe nisi procedimin penal per 6 te dyshuar ne akuzen e "kultivimit te narkotikeve". Operacioni mesohet se ka qene i shtrire ne rrethet e Vlores, Sarandes dhe Delvines, ndersa moren pjese 180 efektive. Burime zyrtare bene me dije se u shkaterruan 11 parcela me 512 rrenje hashashi te mbjella. Ne komunen Vllahine u gjeten 7 parcela, ne komunen Armen 3 te tilla dhe ne rrethin e Sarandes nje parcele ne vendin e quajtur "Kanali i Cukes", me 88 rrenje hashashi. Aksioni do te vazhdoje edhe ne ditet e ardhshme, nderkohe qe nuk eshte kryer ndalimi i te dyshuarve, por dergimi i tyre per ndjekje penale ne prokurori. Te dyshuarit jane 5 nga Vlora dhe nje nga Saranda. Policia nuk beri te ditur identitetet e tyre per shkak te hetimeve. Kontrollet do te vijojne edhe pergjate zonave malore dhe atyre ne lumin e Vlores, ku mendohet se ka ende parcela te mbjella me hashash.
O. H.
O. H.