E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo mposht Besën 3-1: Sejdini i qetë, Lika në rrezik

Dinamo merr tri pikët e para për këtë sezon. "Një fitore vlejti më shumë për anën psikologjike pasi vinim pas dy humbjesh" i shpreh tekniku i Dinamos, Faruk Sejdini pas ndeshjes, teksa ai i Besës, Hasan Lika, që pas tri ndeshjesh ka siguaruar vetëm dy pikë, hodhi jo pak akuza ndaj gjyqtarit Kridens Meta: "gjytari Meta mesa duket kishte vendosur që lojën ta conte drejt fitores së Dinamos, teksa e pashë shumë të qetë pas përfundimit të ndeshjes".
Dinamo mposhti 3-1 Besën e Kavajës, në një ndeshje ky një "dorë ndihmë" në fitoren gjithsesi të merituar të bluve të Faruk Sejdinit e dha edhe "skuadra e pushkatimit", sic po konsiderohen sot në ambientet sportive gjyqtarët. Goli i tretë i realizuar në minutën e 65-të nga senegalezi Gudjabi, më pëprara ka prekur dorën e sulmuesit dinamovit përara së të mposhtte për herë të tretë portierin "fatkeq" të Besës, shkodranin Arjon Mustafa.
Ndeshja filloi me një gol të shpejtë të shënuar pas 65 sekondash nga mesfushori Erlad Deliallisi, që shfrytëzoi një pakujdesi të portierit të Besës, Mustafa, pas goditjes tokazi të El Haxhi Gudjabit. Deliallisi u ndodh brenda zonës së vogël të portiertit duke shfrytëzuar maksimalisht pakujdesinë e mbrotjes kavajase. Ky ishte edhe goli i parë i tij në tre takimet e zhvilluara.
Besa u përpoq të rrezikonte me anë të Binogol por pa rezultat, në fraksionin e dytë të pjesës së parë, dy ekipet ndërrmorrën një seri aksionesh sulmuese ku u dalluan mesfushat, dhe mbi të gjitha loja e 19-vjecarit të Dinamos, Ilirjan Caushi për veprimet e tij.
Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-0, në minutën e 45-të, Dinamo shënoi edhe golin e dytë me anë të Gudjabit, duke siguruar një avantazh psikologjik ndaj kundërshtarëvë.
Pjesa e dytë sheh një Besë më agresive, ku Lika largon edhe qendërmbrojtësin kosovar Eridin Hashani duke hedhur në lojë Erand Hoxhën, ndërsa Shpëtin Babaj ia lë vendin Valon Bajgorës. Gjithsesi është Dinamo ajo, falë edhe dy golave diferencë ndihet më e sigurt në veprimet në mesfushë, teksa organizon kundërsulme me Gudjabin e shpejtë. Senegelazi pasi humbet një rast të pastër për gol në minutën e 55-të (gol fëmijësh), shënon një minutë më pas në të 56-të, pasi një veprimi shumë të dyshimtë, teksa nga të gjithë lojtarët e Besës u protestua të gjyqtari për një goditje më së shumti me dorë nga senegalezi. Dinamo-Besa 3-0. Dhe tensioni në pankinën dhe drejtuesve të Besës në trribunën Vip, fillon të rritet. Pas dhjetë minutash, në të 65', shkodrani Ervis Kraja bëhet edhe njëherë protagonist me formacion kavajas teksa shënon golin e nderit për ekipin e tij dhe të dytin personal në tri ndeshjet e para të këtij sezoni. Njezet e pesë minutat e mbetura ishin një dialog i gjatë dhe i tensionuar midis dy ekipeve, por gjyqtari Kridens Meta, ashtu si ishte bujar në rastin e golave, u tregua tepër kursimtar në nxjerrjen e kartonave, vetëm 3 të tillë, përfshirë edhe atë për Ervis Krajën
SKEDA E NDESHJES
Dinamo-Besa 3-1
Shënues: Deliallisi 2, Gudjabi 45', 56'/ Kraja 61'
Dinamo: Lika, Diob, Xhafa, Kastel, Poci, Deliallisi (Ishka 85'), Ahmataj, Vincetic (Romanishin 70'), Caushaj, Gudjabi, Qorri (Asllani 75'). Trajner: F.Sejdini
Besa: Mustafa, Hashani (Hoxha 46'), Kraja, Nana, Dragusha, Belisha, Veliaj, Babaj (Bajgora 46'), Binogol, Abanda, Elokan (Xhihani 70'). Trajner: H.Lika
Gjyqtarë: K.Meta, P.Goxhaj, E.Doda (Tiranë)
Vëzhgues: P.Kotherja (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Xhafa, Poci/ Kraja
BILANCI MIDIS EKIPEVE
105 ndeshje: 61 fitore Dinamo, 25 barazime, 19 fitore Besa . Golat: 178-120

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›