E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qato, nesër kundër britanikut Simeon Cover

Nga Liridon Ibërdemaj

Kreshnik Qato, boksieri shqiptar i kategorisë së mesme do të zhvillojë të premten (15 shtator) ndeshjen e tij të 19-të në ringun profesionist. Durrsaku do të përballet me britanikun Simeon Cover në një takim që do të zhvillohet në "Alexandra Palace" të Londrës. Britaniku 28-vjecar ka një karrierë të gjatë në ringun profesionist, megjithëse nuk ka ndonjë bilanc shumë të mirë. Cover ka zhvilluar 48 ndeshje deri më tani, prej të cilave 15 fitore dhe 2 barazime, ndërsa një herë ka fituar titullin britanik për kategorinë super të mesme. Kreshnik Qato ka një bilanc prej 12 fitoreve dhe 6 humbjeve në karrierën e tij në ringun profesionist dhe aktualisht mban titullin e kampionit të botës për kategorinë super të mesme në versionin IBC si dhe titullin "WBA International". Shqiptari 28-vjecar nuk ka pësuar humbje në shtatë takimet e tij të fundit. Boksieri durrsak Kreshnik Qato fitoi ndeshjen e fundit me pike me francezin 34-vjecar Sylvain Touzet, në ndeshjen e zhvilluar në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të qytetit të Durrësit më 15 korrik 2006. SHTATË NDESHJET E FUNDIT TË KRESHNIK QATOS 15.07.2006 me Sylvain Touze , fitore 26.05.2006 me Simon Liukas, fitore 02.04.2006 me Laurent Goury, fitore 10.09.2005 me Daniil Prakapsou, fitore 12.06.2005 me Dimitry Donetskiy, fitore 03.05.2005 me Rizvan Magomedov, fitore 16.10.2004 me Vladimir Zavgorodniy, fitore Humbja e fundit 21.04.2004 me Gary Lockett

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›