E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdini: “Bravo djemtë e mi, tani nuk ndalemi”

Faruk Sejdini, trajneri i Dinamos, u shpreh mjaft i kënaqur me 3 piket e marra me një kundërshtar si Besa, madje ishte i gatshëm që dhe deklaratën formale për shtyp ta kthente në një intervistë të gjatë për median: "Është natyrshme që kjo ndeshje vlejti më shumë për anën psikologjike pasi vinim pas dy humbjesh. Duke nisur nga fakt nuk arritëm të shpreheshim maksimalisht edhe në cilësinë e lojës. Për momentin dua të them se kjo fitore na shërbeu shumë, pasi ana psikologjike ishte shumë e rëndësishme. Megjithatë, kemi shumë për të bërë të arritur dhe atje ku janë objektivat e Dinamos. Shpërthimi i Gudjabit pas shënimit të golit të parë? Kishte tre ndeshje që ai e kërkonte golin pasi është dhe një ndër sulmuesit kryesorë të skuadrës. I mungonte goli dhe ai mënyra si reagoi ishte shënjë e sadisfaksioni edhe për shkak të tensionit psikologjik të parandeshjes. Tolerimi i mbrojtjes? Duket se mbrojtja është pak e lehtë në kuptimin sportiv se kërkon të ndërtojë. Por dua të them se veproi saktë në shumë raste, shkatërroi aksionet e kundërshtarit, por lojtarët ende nuk kanë hyrë në rolin klasik të mbrojtësit që neutralizon verpimet e kundërshtarit, ndoshta edhe për shkak të tensionit psikologjik që na shoqëroi gjatë gjithë javës. Kjo për ne ishte njëlloj si një ndeshje finale".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›