Tare, 6 gola në fitoren 27-0 të Lacios me Monterozi

Një thes me gola të shënuar nga Igli Tare në miqësoren që Lacio fitoi 27-0 me skuadrën Monterozi që luan në kategorinë "Eccellenza" (Kategoria e Shpresave) në takimin e zhvilluar sot në Formelo. Pjesa e parë u mbyll 16-0.
Në pjesën e dytë filloi "Tare Shoë", ku sulmuesi shqiptar shënoi 6 gola. Nga 6 gola shënuan edhe Roki e Pandev.
Të dileën Lacio do të përballet në shtëpi me Palermon dhe ndoshta 6 golat e shënuar në miqësore do ta bindin teknikun Delio Rosi ta fusë në lojë gjigandin shqiptar që nuk u aktivizua asnjë minutën në ndeshjen e humbur me Milanin 2-1 në javën e parë të Serisë A.
Franc Hoxha