E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: Dua te jem Maldini i ri

Jeton Selimi
Rinovimi i kontrates deri ne vitin 2013, i ka dhene Kakase nje shtyse te re, duke e lidhur thuajse perjetesisht me Milanin. "Dua te qendroj ketu per gjithe karrieren time, ka thene. Me intereson qe te jem nje pike referimi te Milani, nje simbol, dhe, mbase nje dite, edhe kapiteni i skuadres. Kam dy shembuj, Maldinin dhe Cenin, qe nuk kane nderruar kurre fanelle". Per pak do te behet baba. "Enderroj nje maj te paharrueshem: djalin tim dhe nje tjeter Champions".
Femija i arte vishet kuqezi dhe e ben pergjithmone. Nje marreveshje deri ne vitin 2013, pra per pese vitet e ardhshme, ato me me shume shkelqim dhe me te rendesishem te karrieres se tij. "Nje vit me pare nuk kisha besimin e duhur, tani po. Ky rinovim me karikon. Madje, edhe gruaja ime eshte entuziaste. Eshte nje zgjedhe jete, per mua, Milani eshte special". Dhe ai eshte per klubin e rruges Turati. I dhuroi vitin e kaluar, fale magjive te tij, Ligen e Kampioneve, tani do qe ta perserise: "Do te ishte e mrekullueshme qe ta fitoja per here te dyte dhe ne vitin kur lind im bir". Femija do te linde pikerisht ne maj, kur eshte ne program finalja e Moskes: "Enderroj nje pranvere te mrekullueshme. Ende nuk e imagjinoj veten si baba, edhe pse te gjithe me thone se te ndryshon jeta". Kunder Lacios do te jete serish pushim, por sfiden evropiane kunder Arsenalit nuk do ta humbase dhe kerkon te jete edhe njehere vendimtar. "Gjuri eshte me mire, kam bere nje pune atletike specifike. Ne Champions League nuk mund te mungoj". Kjo sepse eshte hapi i pare drejt finales, por braziliani ben nje premtim. "Arsenali eshte i forte, por ne momentet e rendesishme Milani nuk te tradhton kurre".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›