I pandreqshmi Adriano, ben gafen e radhes
Adriano ka bere nje tjeter nga ato te tijat. Sulmuesi brazilian i Interit, ne huadhenie te San Paolo deri ne qershor, ka mberritur vone ne stervitje, iku perpara kohe pa marre as leje dhe per ta mbuluar u zu me nje fotograf. Kete e ka botuar e perditshmja "Folha", ne edicionin e saj on-line. Adriano, prej kohesh ne syrin e ciklonit ne Brazil per nje flirt me mbretereshen e Karnavaleve, e hapi diten e tij "jo" duke shkuar 28' me vonese ne stervitje, ne vend qe te vijonte programin me pjesen tjeter te skuadres, ka preferuar te shkoje ne qendren e rehabilitimit te klubit. Me pas ishte protagonist ne nje zenke me nje fotograf. Marko Aurelio Kunja, dirigjent i San Paolos, ka deklaruar se lojtari e ka lene stervitjen pa asnje autorizim: U largua sepse e vendosi vete ai. Kesaj radhe ka bere tre faje. Une i them se ketu qendron ai qe ndjehet mire dhe qe punon me grupin. Adriano nuk i mungon skuadres. Ketu luan ai qe do: nese te San Paolo ai ndjehet i merzitur, mund te largohet. Duhet te marre shembull nga Karlos Alberto, qe erdhi ketu plot probleme, por po impenjohet ne maksimum". Tani do te vije gjoba, por e ardhmja e Adrianos eshte gjithnje e me e erret.